“I thuaj atij b***, se s’dua të shqetësoj Vangjushin se është me Edin në Zvicër”, si i shpëton Avdylaj gjobave (Telefonatat me kandidatin e Shijakut)

503
Sigal

Gazeta më e madhe në Europë, gjermania Bild, ka nisur të botojë përgjimet e dosjes 339, të cilat sjellin një panoramë të frikshme ku zyrtarët socialistë i nënshtrohen kreut të një grupi kriminal.

“Gjashtë përgjimet që pasojnë janë pjesë e një dosje zyrtare të mbikëqyrjes gjyqësore të një hetimi kriminal me numër 339/1, të zyrës së prokurorisë së antimafias sa i përket aktivitetit kriminal të një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, të njohur si klani kriminal ‘Avdylaj’ në qytetin e Shijakut në Shqipëri.

Gjatë muajve të përgjimit, ndodh që në muajt pasues në vend mbahen zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe klani kriminal i Avdylajve përfshihet rëndshëm në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve për llogari dhe në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, përfshi kryebashkiakun e Durrësit, qytetit të dytë më të madh në Shqipëri,” shkruan Bild.

Në përgjimin e katërt shihet se si zyrtarët e PS i binden urdhrave të Astrit Abvdylajt.

“Astrit Avdylaj, kreu i klanit kriminal ‘Avdylaj’ në Shijak i telefonon kryetarit të PS për Shijakun, Elton Arbana, që është aktualisht kandidat i PS për kryebashkiak në Shijak.

Me një ton të irrituar të zërit, ai i telefonon Arbanës dhe i thotë se Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit po i vendos gjoba disa njerëzve në Sukth dhe se ai nuk po i telefonon dot Gjushit (Vangjush Dako- kryebashkiak i Durrësit) për t’i kërkuar që të ndalojë kjo, pasi kryebashkiaku i Durrësit është me Edi Ramën në Zvicër në një udhëtim.

Kur Arbana pretendon se nuk ka autoritetet për shkak se e kanë hequr nga posti në Inspektoratin e Ndërtimit, bosi i krimit, Avdylaj këkon që ai t’u telefonojë inspektorëve, të ndalojnë gjobën, të kërkojnë ndjesë, përndryshe do e bëjë vetë. Në fund, kreu i PS në Shijak pranon dhe i thotë Astrit Avdylajt se ai do i telefonojë dhe do u thotë të kujdesen për ‘problemin’,” shkruan Bild.

PERGJIMI

Elton Arbana: Astrito?

Astrit Avdylaj: Si ja çove?

Elton Arbana: Ça bone, si ja kalove?

Astrit Avdylaj: Mirë si jeni?

Elton Arbana: Mirë, ça bëhet, si ke qenë?

Astrit Avdyli: Vallai mirë.. ti?

Elton Arbana: Hajt mo mirë, ja tu lujt letra me çunat këtu.

Astrit Avdylaj: A e di ku isha apo jo?

Elton Arbana: Urdhëro…

Astrit Avdylaj: A e njef atë të INUK-t, atë drejtorin ti?

Elton Arbana: E njof mo, Dallëndyshen?

Astrit Avdylaj: Ore lëre Dallëndyshen, këtë të Durrësit, ça është ky i Durrësit, Artur…

Elton Arbana: Artur Çela, i bashkisë

Astrit Avdylaj: Eeee.

Elton Arbana: Po e njof.

Astrit Avdylaj: I kujt bashkie është ky, i Shijakut?

Elton Arbana: Jo jo i Durrësit, i Vangjushit

Astrit Avdylaj: Po s’ka qenë aty Vangjushi se ishte dje me Edin o vëlla… Merre o vëlla edhe thuj o b….. q…., ke shkuar aty tu vënë gjoba në fermë nga 5 milionë lekë o vëlla. Merre tashti, se nuk është Vangjushi këtu.

Elton Arbana: Se mu më kanë heq, u bënë 4 ditë. Ta marr në telefon, te kush?

Astrit Avdylaj: Ore ka shkuar në Fermë të Sukthit, ka shku tu vënë gjoba. Se nuk është Gjushi këtu, ështe me Edin në Zvicër, a më kupton? Se s’kam me ça ashtu

Elton Arbana: S’ka ndonjë emër konkret? Ke ndonjë emër?

Astrit Avdylaj: Kujt konkret?

Elton Arbana: Domethënë kujt i ka vënë, që ti them i ke vënë këtij personi

Astrit Avdylaj: Thuj i ke vënë atij në fermë thuaj dhe ke bërë gabim edhe kthej gjobat thuaj, mos vej gjoba thuaj. Se nuk është Gjushi aty…. a më kupton?

Elton Arbana: Ja ta marr tani direkt

Astrit Avdylaj: Edhe tu bë gabim thuj, or pis thuj. S’du me e marr vet në telefon.

Elton Arbana: E marr unë, e marr unë. Po e more vesh që para 1 jave që më hoqën.

Astrit Avdyli: Unë nuk e di o vëlla. Kush, kur si qysh tek?

Elton Arbana: Më hoqën pra. Unë isha tek INUK edhe ndërhyna për këto gjëra, edhe më shkarkuan.

Astrit Avdyli: Unë nuk e di, por ma lajmëro një çik këtë. Thuj që ke bërë gabim që ke shkuar aty në fermë, se është Vangjushi sot me Edi Ramën në Zvicër dhe unë s’kam ku me e ashtu…

Elton Arbana: E marr unë direkt tashti

Astrit Avdyli: Mirë pra faleminderit.