Noka: Basha të dorhiqet. Paloka: Vendimi i Bashës, përçau PD. Sot Berisha takim madhështor në Kukës

193
Sigal

Kryetari i PD Lulzim Basha për një pjesë të PD: Janë llumi i shoqërisë

Kryesia e grupit parlamentar të Partisë Demokratike u mblodh të dielën për të diskutuar për situatën politike në vend. Sërish pati debate mes Lulzim Bashës dhe deputetit Flamur Noka. Gjithçka nisi pasi Basha tha se PD duhet të funksionojë ashtu siç funksionojnë grupet parlamentare në Gjermani. Por Noka i tha se atje kryetari i CDU-së dha dorëheqje për t’i hapur rrugë ringritjes së partisë.“Kurse ti je mbërthyer pas karriges tënde pa pyetur për fatin e PD, të cilën po e çon në zgrip. Je lidhur te karriga duke bërë vetëm hesapet e tua dhe ke marrë peng partinë. Jep dorëheqjen që t’i hapësh rrugë zgjidhjes dhe ringritjes së partisë,” ka thënë Noka. Basha iu përgjigj duke i thënë se prioriteti i tij është largimi i qeverisë Rama.“Mos u përgjigj me slogane, jo vetëm unë, por demokratët duan të dinë qëndrimin e PD”, tha Noka.Më tej, ai shtoi se anëtarëve të PD po iu bëhet presion që të mos firmosin peticionin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Këtu, Basha bëri një deklaratë të paprecedentë, duke fyer anëtarët demokratë.“Po dëgjoj akuza që bëhen nga llumi i qeverisjes së PD,” tha Basha.“PD nuk ka pasur llum në qeveri. Ka qenë qeverisja më e suksesshme e demokracisë. Ti ke qenë më shumë se kushdo në qeveri dhe po i thua vetes. Unë kam emrat qe ti u ke telefonuar dhe u ke bërë presion mos të firmosin. Po do t’i them ketu. Është e rëndë për një parti demokratike, që kryetari të ushtrojë presion. Është fundi i demokracisë,” tha Noka.

Berisha nesër në Kukës, fton demokratët në foltoren e radhës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se ditë e nesërme do të mbahet në qytetin e Kukësit ‘Foltorja’.Berisha ka njoftuar se takimi do të nisë në orën 17:30, në Pallatin e Kulturës, ku do të mbahet edhe “Foltorja’. Ai u ka bërë thirrje gjithë demokratëve të Kukësit të jenë të pranishëm. Diten e marte me daten 12 tetor ne ora 17:30 ne Pallatin e Kultures do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Kukesit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme!