Media austriake/ Vendimi i BE: Negociatat nuk do të hapen

391
Sigal

Gazeta e madhe Austriake: BE e ka marrë vendimin, s’ka negociata me Shqipërinë e Ramës

Gazeta kryesore austriake “Die Presse” shkruajti dje se është marrë de facto vendimi i Bashkimit Europian në lidhje me Shqipërinë. “Die Presse” shkruan se BE nuk do të hapë negociatat me qeverinë e Edi Ramës. Franca Holanda, Danimarka, por edhe Gjermania janë kundër. Sot këshilli i Ambasadorëve në BE-së do t’ia komunikojë këtë vendim komisionerit Johanes Hahn. Një diplomat evropian i ka thënë “Die Presse” se kishte dyshime për vullnetin e sinqertë për reforma: Shihni protestat në Shqipëri dhe sidomos sesi reagon qeveria. A mund të dallosh aty një përpjekje? Dhe të mos harrojmë: ishte Komisioni Evropian që para dy tre vjetësh paralajmëroi rrezikun e kapjes së shteti nga krimi i organizuar.