Hashim Thaçi: Rexhep Meidani ishte njeriu që mbështeti popullin e Kosovës për liri

321
Sigal

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qenë i pranishëm në ceremoninë ku u dekorua ish-Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Thaçi thotë se kishte kënaqësinë të ishte pjesë e kësaj ceremonie, pasi sipas tij Meidani kishte mbështetur Ushtrinë Çlirimtare dhe popullin e Kosovës për liri. Nga ana tjetër, Thaçi nënvizon se Meidani ka luajtur një rol thelëbësor në demokratizimin e shoqërisë shqiptare duke shtuar se ai ka qenë presidenti i parë që ka vizutuar Kosovë.

“Ishte kënaqësi të marr pjesë sonte në ceremoninë e vlerësimit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Rexhep Meidani, me dekoratën “Flamuri Kombëtar” nga presidenti Ilir Meta. Në vitet më përcaktuese për lirinë e Kosovës, presidenti Meidani ishte njeriu që me parimin “Një komb, një qëndrim” u vu në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare dhe popullit të Kosovës për liri. Presidenti Meidani afirmoi çështjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe luajti rol në demokratizimin e shoqërisë shqiptare. Ai mbetet në kujtesën tonë kolektive si presidenti i parë i Shqipërisë që vizitoi Kosovën”.

Presidenti Ilir Meta zhvilloi një ceremoni ditën e sotme, ku vlerësoi dhe nderoi ish-presidentin Rexhep Meidani, me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.