Tensionet, Panariti zbut gjakrat: Të mos flasim për njëri-tjetrin, por të flasim me njëri tjetrin

447
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti duke folur nga Korça ka kërkuar në koalicion të flasin me njëri-tjetrin dhe jo për njëri-tjetrin.

Kështu ministri Panariti nuk i është bashkuar korti brenda LSi që ka lëshuar akuzat drej PS-së dhe ish minitrit të brendshmë Tahiri më së shumti.

Ai ka zgjedhur që qëtësojë gjaksat duke thënë se është I nevojshëm komunikimi brenda dhe jashtë koalicionit qeverisës.

Referuar edhe deklaratave të një dite më parë të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama, Panariti tha se zgjidhje është komunikimi.

“Ne jemi në koalicion me Partinë Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integim do t’i përmbahet këtij koalicioni deri në fund. Të mos flasim për njëri-tjetrin, por të flasim me njëri tjetrin”, ka thënë Panariti. 

Të njëjtin mesazh ai dha edhe për opozitën, që palët të ulen në tryezë dhe të dialogojnë.

“Këtë që thashë pak më përpara e kemi dhe për opozitën. Të ulemi në një tryezë dhe të dialogojmë për një zgjidhje. Zgjidhja do të arrihet vetëm me mënyrën e komunikimit”, tha Panariti.
Sigal