Regjistrohet temperatura më e lartë në Tokë/ Termometri shënon 54.4 gradë Celsius

346
Sigal

Bota po përballet me sfida të pa dëgjaura më parë, ku si përshembull temperatura në Parkun Kombëtar “Death Valley” të Kalifornisë ka shkuar në 54.4 gradë Celsius dhe besohet të jetë më e larta e regjistruar ndonjëherë në Tokë.

Sipas mediave të huaja, regjistrimi i shkallës po verifikohet edhe nga Shërbimi Kombëtar i motit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Temperatura në Parkun Kombëtar “Death Valley” të Kalifornisë ka shkuar në 54.4 gradë Celsius, besohet të jetë më e larta e regjistruar ndonjëherë në planetin Tokë.

Rritja vjen mes valës së nxehtë në bregdetin perëndimor të SHBA-së, ku temperaturat pritet të rriten edhe më tej këtë javë.

Besohet se para kësaj shkalle, temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Tokë besohet se ishte 54 gradë Celsius në po të njëjtin vend gjatë vitit 2013.