Itali/ Rrihte gruan dhe e kërcënonte me thikë në sytë të fëmijëve, arrestohet 52 vjeçari

258
Sigal

Në gjendje tërësisht të dehur, 52 vjeçari kërcënonte gruan dhe fëmijët e tij me thikë, por policia ndërhyn në kohë dhe e ka arrestuar në flagrancë.

Me precedentë penal, një burrë shqiptar 52-vjeçar, u dërguar në burgun e “San Vittore” me akuzën e keqtrajtimit në familje.

Faktet, siç raportohet nga policia, datojnë një natë javën e kaluar. Burri i alkoolizuar dhe pa asnjë arsye, në shtëpinë e tij në Inzago (Milano), me një thikë kuzhine, kërcënoi dhe rrahu gruan e tij 41-vjeçare. Të gjithë në prani të fëmijëve të moshës 20 dhe 17 vjeç. Ata lajmëruan policinë, të cilët arritën në pak minuta dhe menjëherë e bllokuan dhe e futën në burg.

Gruaja, me gjithë tronditjen dhe frikën, u largua me një prerje në këmbë dhe disa mavijosje. Ajo mori mjekim në spital. Ajo i tha policisë se, për fat të keq, situata kishte vazhduar me vite dhe burri kishte qenë gjithnjë i dhunshëm. Ndoshta, këtë herë, është fundi i vërtetë i makthit.