Sekretari i Jashtëm britanik në Tiranë: Të ndiqen penalisht zyrtarët e korruptuar

400
Edhe Britania e Madhe kërkon nga reforma në drejtësi që të ndiqen penalisht zyrtarë të lartë që janë të lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Deklarata u bë nga Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Philip Hammond gjatë një konference të përbashkët me Bushatin.

Hammond: Mbretëria e Bashkuar mbështet integrimin e shqipërisë në BE. ne kemi mbështetur programin e zgjerimit të BE. Na bëhet qejfi që shikojmë fillimin e reformave të vështira, por janë me rëndësi kritike për anëtarësimin në BE. Pjesa më e rëndësishme është ajo e sistemit të drejtësisë. Ky program duhet të nxjerrë rezultate në formën e ndjekjes penale të suksesshme për zyrtarët e lartë sa i takon korrupsionit dhe krimit të organizuar. Krimi i organizuar dhe korrupsionin pengojnë zhvillimin e vendit. Shteti ligjor dhe reformat ekonomike janë kyci për investimet e huaja.
Sigal