FOTO/ Samba, karroca dhe kostume me ngjyra, nisin Karnavalet e Rio de Janeiro

940
Në Brazil ka marrë udhë festimi i karnavaleve. Pavarësisht problemeve ekonomike, edhe këtë vit më shumë se një milion vizitorë, nga e gjithë bota, kanë asistuar në festën tradicionale me maska, kërcime e figura të ndryshme alegorike.
Jo vetëm paradë, karroca të mrekullueshme dhe zbukurime. Është një karnavale modeste, jo si sfilatat e shkollave të mëdha të Sambës, por që pushton qytetin ku marrin pjesë mijëra njerëz.
Përbërësit janë të njëjtë, por versioni është low cost. Kostume të thjeshta, instrumente tradicionale, shumë dëshirë për të festuar dhe natyrisht samba, por për të asistuar këtu nuk paguhet një bilete si për të hyrë në Sambadrome, por mjafton të prezantohesh dhe kjo mesa duket ka sjellë mungesën e fondeve.
Ashtu si çdo vit më shumë se 1.5 milion vizitorë pritet të marrin pjesë në festime.


Sigal