Shqiptari dhe grekja tentojnë të kalojnë kufirin me 61 kg marijuanë. Policia iu gjen dhe armë

509
Sigal
Vijojnë operacionet e policisë greke në kufirin me Shqipërinë. Një i tillë është zhvilluar në Kostur ku është ndaluar automjet që vinte nga kufiri i gjelbër.
Gjatë kontrollit në mjet u gjeten 4 çanta me 50 pako që përmbanin 61 kg 790 gram marijuanë, 1 pistoletë dhe 21 fishekë.
Në pranga kanë përfunduar drejtuesi i mjetit, një shqiptar 34 vjeç dhe pasagjerja greke 31 vjeç. Gjithashtu nga policia greke u sekuestruan 2 celularë, 3 karta SIM dhe 150 euro.
NOA