Hapja e negociatave/ Austria publikon sondazhin: Evropianët kundër, vetëm 14% e mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë

154
Sigal

Edhe pse qeveria mbështet anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, austriakët janë kundër dhe goxha të zëshëm për mendimin e tyre. Megjithëse Bashkimi Evropian para pak ditësh hapi negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shumica e evropianëve shprehen kundër zgjerimit të Bashkimit Evropian. Qytetarët austriakë kanë dalë hapur kundër zgjerimit, edhe pse qeveria e kancelarit Federal Karl Nehammer e mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane. Qytetarët austriakë duket se nuk mendojnë njësoj. Sipas një sondazhi të fundit nga Gesellschaft für Europapolitik (ÖGfE) në korrik, vetëm 20 për qind janë në favor të pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Në prill ishte ende 26 për qind. Madje në rastin e Shqipërisë, miratimi për anëtarësim në BE ra nga 35 në 14 për qind. Një shumicë e qartë kundërshton zgjerimin e BE-së për të përfshirë këto vende, me të cilat negociatat për anëtarësim kanë nisur pas vonesave të gjata. “Një shumicë e qartë kundërshton zgjerimin e BE-së për të përfshirë këto vende, me të cilat negociatat për anëtarësim kanë nisur pas vonesave të gjata,”– shkruan Die Presse. Më 19 korrik, u mbajt Konferenca e parë ndërqeveritare. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.