Ersi Nishani: Sali Berisha e ka fituar betejën e tij me historinë!

281
Sigal

Fletërrufeja e fundit më shumë sesa një sulm personal ndaj Sali Berishës është një përpjekje, disi zhgënjyese, për të përçare dhe dobësuar opozitën dhe për rrjedhojë demokracinë në Shqipëri. Opozita shqiptare në 8 vitet e fundit po shkonte drejt asgjësimit. Rikthimi i Sali Berishës në krye të saj është një shkëndijë shprese jo vetëm për ne demokratët, por për të gjithë ata shqiptarë, të cilët duan të çlirohen nga kthetrat e regjimit banditesk të Edi Ramës.

Sot demokracia në Shqipëri është më e dobët se kurrë në këto 30 vite. Sot partia shtet ka kapur çdo institucion të varur e të pavarur, ka ndryshuar kushtetutën me mandate të blera pa përfillur as edhe një çast vullnetin e popullit, ka ndryshuar kodin zgjedhor dhe në bashkëpunim me krimin ka bërë çdo gjë për ta pamundësuar votën e lirë dhe rotacionin e pushtetit.

Winston Churchill, titani i politikës britanike dhe asaj botërore thoshte:

“ Në fund, dedikimi më i madh ndaj demokracisë është njeriu i thjeshtë, pa pushtet, i cili niset drejt kutive të votimit me një laps në dorë e vendos një kryq në një cope letre – asnjë lloj thirrje apo retorikë nuk do të ulë kurrë rëndësine madhore të këtij akti.”

Prandaj dhe shqiptarët në ditën e votimit, nuk do të ketë fletërrufe që t’i ndalojë të ushtrojnë aktin primar të demokracisë dhe të shporrin regjimin banditesk të Edi Ramës!