Gjok Uldedaj: Doshi, ti je i vetmi blerës votash në Vaun e Dejës

613
Kryetari i Grupit të Punës dhe drejtues i fushatës së Partia Demokratike u është përgjigjur deklaratave të bëra nga deputeti Tom Doshi, se në Vaun e Dejës janë blerë votat. Përgjigjen deputetit ja ka dhënë kreu i grupit të punës në këtë zonë, Gjokë Uldedaj, i cili thotë se janë shpifje akuzat e deputetit Topm Doshi, për votat e LSI në Vaun e Dejës. Gjokë Uldedaj, ish deputeti I PD, në një postim publik në rrjetin e vet social, shkruan dje se “Doshi është njeriu i vetëm që ka blerë vota në Vaun e Dejës dhe tani që humbi është duke i kërkuar paratë mbrapsh”.
Deklarata e plotë e Gjok Uldedaj
Në cilësinë e Kryetarit të Grupit të Punës dhe Drejtuesit të fushatës së Partisë Demokratike në Bashkinë e Re “Vau Dejës”, unë e konsideroj shumë dëshpëruese, e nënçmojë dhe e mishërojë dekleratën e Tom Doshit dhënë në media,lidhur me fitoren tonë në Bashkinë Vau Dejës. Ja kuptoj edhe hallin e madhë dhe sikletin që po kalon zotëria në fjalë,duke demostruar një pështjellim dhe çorientim të plotë politik, jo vetëm nga efekti i humbjes së thellë të 21 Qershorit, në këtë bashkinë Vau Dejës, të cilën publikisht e pat marrë përsipër dhe kërkojë ta hipotekonte, si çiflik për vete. Për ata që nuk e dinë, por edhe këtij zotrisë, unë po i rikujtoj se me 21 qershor, ju keni shënuar rekordin e humbjes së 5-të radhazi, në Bushat dhe Bashkinë e Re Vau Dejës. Besojë se e kujtoni mirë vitin 2007, vitin 2009,vitin 2011, por edhe në vitin 2013, dhe tani së fundi 21 Qershorin 2015. Një shprehje popullore këtej nga ne thotë: “Ma keq i mësuemi, se i dëshiruemi”.
Nuk justifikohet humbja e thellë dhe e pastër në këto zgjedhje me justifikime dhe mashtrime të radhës. Partia Demokratike dhe kualicioni i Djathtë realizuan një fitore të pastrër dhe të pakontestuar, Jo vetëm për kandidatin e saj, zotin Zef Hila, por edhe për PD dhe kualicionit e Djathtë, duke shënuar një fitore të thellë në dy nivele, por kjo fitore do të ishte edhe më e thellë, nëse elektoratit i kësaj zone do të të lihej të votonte i qetë dhe larg presioneve të blerjes së votës.
Është fakt dhe të gjithë e dinë dhe e konfirmojnë si drita e diellit se ishte Tomë Doshi, që bleu vota, jo vetëm të premten dhe të shtunën, por 20 ditë radhazi, duke përdorë skemat e vjetra të sekserëve. Por kësaj radhe disa sekserë që ne i kemi me zë dhe me figurë, duke e konsideruar Tomën si të dështuar, dualën më të zgjuar se ustai i tyre, i muarën paratë dhe kryen punët e veta. Këtu futen edhe disa ish të PD-së, që punuan kundra nesh, për interesa thjesht personale, se forca e tyre përball elektoratit ishte e degraduar e shpëlarë. Të gjithë janë dishmitarë të shfaqjes së tij në zonë dy ditë pas humbjes së merituar, për të kërkuar parat e dhëna në këmbim të votave të premtura, duke kërcnuar deri me “ Be në Kishë”.
Teza e fundit e zotit Tomë, se LSI, paska ble vota për ne është jo vetëm fëminore, por e pakuptimët dhe një mashtrim I radhës. Po të blinte vota LSI, do t’i blinte për vete dhe jo për të tjerët. Referuar shifrave zyrtare LSI-ja, në Bushat ka marrë vetëm 580 vota dhe në njësinë administrative të Vau Dejës ka marrë 443 vota. Është fakt dhe është zyrtare në faqen e KQZ, se në ato qendra votimi ky LSI- ja, ka arrit të marrë vota si në: (Kosmac, Shkjez, Bushat Qendër, Pasterpat Barbullush, Mjedë, dhe Narac), Kandidati jonë, zoti Zef Hila dhe PD-ja, si subjekt i kanë humbur këto qendra votimi me diferencë pothuajse aq vota sa ka marrë LSI-ja.
Faktet janë kokëfortë dhe konsiderohet dëshpëruese përpjekja e kundërshtarëve tanë politikë, që të zbehin punën e palodhur të strukturave të PD-së, të kësaj zone dhe vlerat e Kryetarit të kësaj Bashkie Zotit Zef Hila.Ne ecim përpara, me punë dhe dinjitet!
Sigal