Para nisjes së fushatës/ I dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar takim me dyer të mbyllura me Ramën

110
Sigal

I dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka nisur vizitën në Tiranë me një një takim “kokë më kokë” me kryeministrin Edi Rama në ambientet e kryeministrisë.

Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa mendohet se në fokus të diskutimeve kanë qenë zhvillimet politike.

Vizita e zyrtarit të lartë amerikan vjen pak ditë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit. Ai do të zhvillojë takime edhe me krerë të lartë të shtetit dhe të politikës.

Mes tyre edhe me presidentin e Republikës, Bajram Begaj, me  Enkelejd Alibeajn, Tabakun dhe Bardhin.

Ndërkohë më 12 prill Escobar do të takohet dhe me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.