PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet/ Majko refuzon të dalë në foto, Rama: O Pandi hajde se jemi live, do thonë ‘paskan probleme’

Teksa është çelur sot zyrtarisht fushata zgjedhore për socialistët, kryeministri Edi Rama ka përfituar për pak çaste që të bëjë edhe foto me kandidatët për kryebashkiakë.

Kreu i PS ndër të tjera nuk i ka kursyer batutat me Bora Muzhaqin dhe Pandeli Majkon, që thotë se janë 3 brezat në PS.

Sigal

“Mos na e prish o Pandi, se do thonë ka probleme me kryetarin. Ja tre brezat, gjyshi, baba dhe vajza”, tha Rama, pasi doli në foto me Pandeli Majkon dhe Bora Muzhaqin.