Sulm ndaj Biden? Pak orë para vizitës së presidentit të SHBA-ve në Irlandën e Veriut gjenden 4 bomba në një varrezë

100
Sigal

Autoritete e Irlandës së Veriut kanë gjetur 4 bomba në disa varreza, pak orë para vizitës së presidentit të SHBA-ve, Joe Biden.

Lajmi u konfirmua nga policia, ndërsa theksoi se bombat u gjetën në një varrezë në Creggan, pranë Derry.

“Zbulimi i këtyre pajisjeve është një tjetër zhvillim ogurzi dhe shqetësues. Kolegët e Shërbimit Kundër Terrorizmit tani do të marrin përsipër hetimin”, tha zëvendës shefi i policisë Bobby Singleton në një deklaratë.