Gian Micalessin*/ Ja si e fundosi Merkel Europën me 5 lëvizje

462
Merkel e ka shkatërruar Europën me pesë lëvizje të vetme.
Fshiu kufijtë, u dha dorë trafikantëve, minoi sigurinë dhe po rrezikon t’i tërheqë të gjithë drejt falimentimit.
Merkel ëndërronte që të ishte kancelarja e gjithë Europës, por në fakt po rrezikon që të mbahet mend se si shkatërroi ëndrrën europiane.
Me vendimin për të pritur emigrantë pa fund ajo po zhbën në fakt kufijtë gjermanë dhe jo vetëm.
Një vendim që është ndjekur edhe nga Austria, Sllovakia dhe Holanda dhe pritet të imitohet edhe nga Franca dhe Belgjika.
Duke vendosur heqjen e lëvizjes së lirë, simbolit të Bashkimit Europian Merkel ka shkaktuar me apo pa vetëdije pesë gabime që mund ta rrënojnë Europën.
1.Një dhuratë për trafikantët e njerëzve
E përfshirë nga një ndjenjë “sensacionale humanizmi” kancelarja Merkel ka vepruar pa një plan të qartë dhe pa parashikuar pasojat e veprimeve të saj. Do t’i mjaftonte një bisedë me ambasadën në Ankara për të zbuluar se 1 milion e 800 mijë refugjatë ishin gati për të bërë çdo gjë vetmë për të ikur. Do t’i mjaftonte të informohej edhe që 120 mijë personat që kanë kaluar nga brigjet turke drejt atyre greke në fakt nuk janë sirianë por vijnë nga Pakistani, Afganistani, Bangladeshi dhe vende të tjera. Të njëjtët diplomatë do të mund t’i shpjegonin Merkelit se rruga për në Greqi tërheq edhe shumë afrikanë që kanë frikë të kalojnë në ngushticën libiane. Duke vendosur me nxitim Merkel e shndërroi bregdetin turk në “Eldoradon” e trafikantëve të qenieve njerëzore.
2.Pavendosmëria para Turqisë
Një lider i vërtetë do të kishte bërë presion mbi Ankaranë duke u imponuar për të pritur një mision të FRONTEX, agjencisë përgjegjëse për kufijtë e BE. Në mënyrë që pritja e refugjatëve të menaxhohej në terren. Turqia nuk është Libia dhe FRONTEX mund të identifikonte dhe të të zgjidhte personat që përfitonin azil që në Turqi.
Do të evitohej kështu vdekja e shumë njerëzve në det të hapur përfshirë edhe trevjeçarin sirian Aylan Kurdi. Duke i përzgjedhur azilkërkuesit që në Turqi do të kushtonte më pak miliona nga sa do të kushtojë transporti i tyre direkt në zemër të Europës nga trafikantët.
3.Siguria e rënë përtokë
Nga Turqia kanë tranzituar rreth 5 mijë vullnetarë xhihadistë dhe drejt Sirisë dhe 30 mijë të tjerë nga gjithë bota. Duke hapur rrugën greko-turke Europa u ka dhënë mundësinë edhe xhihadistëve të lëvizin lirisht. Terroristët kanë liri absolute lëvizje aktualisht dhe mund të na godasin në çdo moment pa problem.
4.Fundi i sovranitetit kombëtar
Duke ftuar kombet e tjera për të pritur emigrantët apo për të shërbyer si rrugë kalimi Gjermani e Angela Merkel ka fshirë sovranitetin e shumë kombeve me një të rënë lapsi dhe s’ka respektuar kufijtë. Nga tani e tutje çdo i huaj do të ndjehet i legjitimuar për të kaluar ilegalisht çdo kufi në Europë. Siç i kujtoi dhe politikani Horst Seehofer, “rruga e lirë për refugjatët do të jetë një gabim që do ta vuajmë shumë gjatë”. Edhe kryeministir hungarez Viktor Orban është i të njëjtit mendim madje ka planifikuar një takim me Merkel për të folur rreth sovranitetit kombëtar. Ai e akuzoi Merkelin se po e shkatërron sovranitetin e shumë kombeve.
5.Fundi i identitetit europian
Merkel parashikonte një fluks prej 800 mijë refugjatësh drejt Gjermanisë. Por të djelën ajo është përgënjeshtruar nga zv/kancelari socialdemokrat Sigmar Gabrie. Ai tha se kanë hyrë më shumë se 1 milion refugjatë. Në alarmin e ngritur nga Gabriel shihet frika e gjermanëve të vetëdijshëm për vështirësitë e integrimit të një milion refugjatëve. E gjitha përveç kostos së madhe financiare që mund t’i kalojë 10 miliardët ka edhe një problem:xhihadizmin. Mijëra myslimanë që kanë hyrë në Europë kanë shtuar frikën se mes tyre mund të ketë mijëra xhihadistë të kamufluar. Kjo u pohua edhe nga ministri libanez që deklaroi se 2 përqind e refugjatëve janë xhihadistë. Fluksi pa limit i refugjatëve rrezikon edhe Gjermaninë e pasur dhe nëse Gjermani merr fund, gjithë Europa do të rrënohet me të…
*Gian Micalessin, gazetar italian, opinion i shkruajtur për “Il Giornale”.
Sigal