Sondazhet/ Baçi: Foltorja ka kthyer besimin, Kuvendi i 11 dhjetorit do riformatojë PD-në

196
Sigal

Deputeti i PD Luan Baçi, në një intervistë foli për sondazhin e Noto-s, ku Berisha del se shkatërron Bashën në shumë aspekte.

Baçi thekson se Foltorja ka kthyer besimin e qytetarëve, duke shtuar se Kuvendi i 11 dhjetorit do ta riformatojë PD-në.

“Sondazhet se kush ka më shumë mbështetje në PD, ku ka dalë se mbështetet më tepër Berisha, janë kryer nga një kompani si Noto, që unë e di se është serioze. Foltorja ka kthyer besimin e kjo gjë vihet re nga të gjithë. Kuvendi i 11 dhjetorit do shënojë fillimin e një lëvizjeje kundër pushtetit të Ramës, që dihet se nuk ka opozitën e duhur përballë. Foltorja do riformatojë PD-në. Firmat për Kuvendin janë aty dhe këtë gjë e konfirmoi edhe Agron Shehaj.

Zoti Bardhi aty i ka firmat e të shkojë t’i konfirmojë. E kanë shumë të thjeshtë, sepse PD e ka listën e delegatëve të Kuvendit, lista është aty me numër ID dhe numër telefoni delegati, le t’i marrë një për një në telefon, nëse kanë firmosur apo jo për Kuvendin e 11 dhjetorit. Kjo është shumë e thjeshtë. Kush kundërshton firmat, le t’i konfirmojnë. Është paradoks që të këtë Kuvend të PD në date tjetër, përpos 11 dhjetorit. Vota do e përcaktojë kush fiton”, deklaroi Baçi.