Ilir Meta për “Open Balkan”: Kjo iniciativë është e sforcuar

128
Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka folur për “Open Balkan”.

Ai ka thënë se kjo iniciativë është e sforcuar sepse është një iniciativë që synon tu mbivendoset iniciativave tjera dhe nuk është gjithëpërfshirëse.

“Tani unë nuk e kuptojë se çfarë do të thotë Integrim Ballkanik. Përpara Open Balkan kemi gjithë ato nisma gjithëpërfshirëse, ku ndodhet edhe Kosova edhe gjashtë vendet e Ballkanit. Kështu që kjo iniciativë është e sforcuar në mënyrë të padiskutueshme, sepse është një iniciativë që synon tu mbivendoset iniciativave tjera së pari dhe së dyti nuk është një iniciativë gjithëpërfshirëse. Është një iniciativë e ndërmarrë më shumë në kushtet e një protagonizmi të drejtuesve të caktuar dhe së dyti është një iniciativë e cila ka minuar parimin e reciprocitetit që ka pasur deri tani”, tha Meta në CONTEXT.

Presidenti Meta gjithashtu ka thënë se në iniciativën “Open Balkan” shtetet nuk janë trajtuar si të barabarta dhe sipas tij kjo nuk ka se si të sjell integrim dhe progres.

“Kjo nuk ka se si të sjell integrim, nuk ka se si të sjell progres, kjo sjell ndarje por kjo sjell edhe spostim nga procesi i Integrimit Evropian dhe njëkohësisht dëmton edhe proceset e tjera të cilat janë gjithëpërfshirëse dhe na shteron energjitë”, tha ai.

Meta tutje ka thënë se asnjëherë nuk mund të ketë një nismë serioze, të qëndrueshme dhe që i shërben të ardhmes Evropiane të Ballkanit pa i pasur të gjashtë vendet në mënyrë të barabartë, të përkushtuara për një proces të tillë.