Presidenti Meta: Nuk jam politikan i retorikes por i vendimeve dhe akteve te forta

147
Sigal

Presidenti Ilir Meta ndodhet në Prishtinë ku pas një konference të mbajtur në Universitetin e Prishtinës ku foli për dëmet që marrëveshja “Open Balkan” po sjell për shqiptarët, ka dhënë edhe intervista për televizionet në Kosovë.

Ilir Meta:

Kam qene, jam dhe do te mbetem kundershtar i vendosur i ndryshimit te kufijve ne Ballkan.
Per fat te keq legjitimitetin e shtetit të Kosovës me shumë e kemi vene ne shqiptarët në pikëpyetje, sesa ndërkombëtaret.
Fakti që Kosova ka njohje nga vendet më të mëdha të botës dhe nga Amerika, si dhe thirrja e Presidentit Bush që paralajmëroj njohjen e shtetit të Kosovës që nga Tirana, ishte sinjal që ne jemi vende që duam rrugën europiane.
Kur Kryeministri i Shqipërisë shprehet se në të ardhmen do kemi një President të përbashkët a e ndihmon një deklarate e tillë shtetin e Kosovës kur kjo bëhet nga një Kryeministër shqiptar!
Të kesh një Kryeministër do të thotë të jesh një shtet, siç është dhe iniciativa e pa nevojshme Ballkani i Hapur dhe është në dëmtimin e shteti të Kosovës, dhe kjo iniciativë është jashtë bashkëpunimit me Bashkimin Europian.