Mancini i përgjigjet interesimit të Manchester United

342
Sigal

Drejtuesit e Manchester United janë duke zhvilluar së fundmi negociata me shumë trajnerë për të zëvendësuar të shkarkuarin Ole Gunnar Solskjaer.

Një ndër emrat që kanë kontaktuar “Djajtë e Kuq” ka qenë edhe trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini.

Mirëpo, ky i fundit ka qenë i prerë në përgjigjen e tij duke theksuar se dëshiron të qëndrojë i përqendruar tek azurrët, të cilët në mars do të luajnë edhe “Play-Off” për “Katar 2022”.

Kujtojmë se Mancini ka qenë më parë pjesë e Premier League teksa ka trajnuar Manchester City, madje me sukses sepse ia ka dalë të fitojë titullin kampion.

Në këtë formë, United e ka menduar si teknikun e duhur për t’i rikthyer te suksesi, megjithatë italiani ka synim vetëm kombëtaren.