Tabutë e politikës greke në marrëdhëniet me Shqipërinë

466
Çuditërisht, asnjë në Shqipëri, qoftë politika, por ca më tepër as analistët dhe opinionistët nuk i kushtuan rëndësi ftesës të që ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias në vizitën e tij të parë në Tiranë, i dorrëzoi kryeministrit Edi Rama për të vizituar në vjeshtë Athinën, i ftuar nga kryeministri grek Aleksis Cipras. Kjo ftesë e kryeministrit grek për të ftuar homologun e tij shqiptar në Athinë, është treguesi më i qartë dhe i drejtpërdrejtë për kursin e ri diplomatik që dëshiron Greqia të ndjekë në marrëdhëniet me Shqipërinë. Natyrisht, nëse marrim parasysh edhe vetë vizitën e Nikos Kotzias në Prishtinë, me cilësinë e ministrit të Jashtëm grek, ku Greqia e sotme theu një tabu ( në sensin pozitiv) të politikës së saj, atëhere, nxjerrim konkluzionin se qeveria greke, jo vetëm tregon një kujdes të veçatë në marrëdhëniet e reja që do të ndërtojë me Shqipërinë, por edhe dëshirën e saj që të ngrejë në një nivel më të mirë, mirëkuptimi, dashamirësie këto marrëdhënie të ngrira, për një kohë të gjatë. 
Madje, është vetë kryeministri grek Aleksis Cipras, që ndërmerr i pari këtë iniciativë te kryeministri shqiptar Edi Rama, për të krijuar një klimë më të mirëbesuar midis Greqisë dhe Shqipërisë. Duhet shënuar, që kjo ftesë e kryeministrit Cipras ndaj Edi Ramës është e dyta që një kryeministër grek bën te kryeministri shqiptar në 25 vitet e fundit, pas vizitës së kreyministrit Sali Berisha në 19 qershor 2009 i ftuar nga kryeministri Karamanlis. Të kemi parasysh, që kryeministri Edi Rama nuk e publikoi urimin e tij ndaj kryeministrit Cipras, me rastin e zgjedhjes si kryeministër, duke mbajtur një qëndrim të njëanshëm politik, i ndikuar nga udhëheqësit konsevatorë të BE, që mund të kishte përkeqësuar edhe më shumë marrëdhëniet bilateral me Greqinë. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, edhe publikisht, pohoi se Greqia do të bëjë hapa në njohjen e Kosovës, do të negociojë për marrëveshjen detare të mbetur pezull, përmendi Ligjin e Luftës, por përtej këtyre, as ministri I jashtëm grek Kotzias, nuk mund të thyente tabutë e poitikës greke në marrëdhëniet me Shqipërinë, të cilat janë për Greqinë tabu kombëtare dhe qëndrime diplomatike të cilat mund të trajtohen sipas konjukturave nga (çdo) qeveri greke. Kjo filozofi politike greke i ka rrënjët te respektimi i parimit të vazhdimësisë së shtetit grek, pavarësisht se cila parti politike udhëheq qeverinë greke. 
Dhe këto tabu të politikës greke në marrëdhëniet me Shqipërinë janë të lidhura më çështjet e mëdha kombëtare të Greqisë, sikurse është ligji i Luftës, përcaktimi i kufijve shtetërorë të Greqisë në raport me fqinjët, trajtimi dhe gjykimi i çështjes Çame, çështja e minoritetit grek në Shqipëri, njohja e shtetit shqiptar të Kosovës, kjo e parë vetëm në peshoren e interesave kombëtare greke dhe aspak e ndikuar në konjukturat e politikës dhe diplomacisë rajonale. Ndaj nëse analizat dhe opinionet që bëhen në Shqipëri, duke pritur që një qeveri e caktuar të ndryshojë tabutë e politikës greke në sjelljen e saj në marrëdhëniet me Shqipërinë, në rastin më të vogël, është mungesë e kulturës politike dhe diplomatike, që mudn të shkojë deri në injorancë, dhe në rastin më të keq, janë dashakeqësi, që të keqintepretojnë marrëdhëniet bilaterale Shqipëri-Greqi.
Sigal