Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ndihet krenar që ka punuar për Soros. Ai e pranon një fakt të tillë, por mohon të ketë lidhje me Partinë Socialiste. Në një intervistë televizive, Gent Ibrahimi u pyet:
– Ju kanë cilësuar si një jurist që keni punuar për Sorosin, edhe pse nuk është herezi, por edhe për lidhje të ngushta me PS?
Gent Ibrahimi: Ajo e para është shumë e vërtetë dhe jam shumë krenar. E dyta, nuk është aspak e vërtetë. Është thjesht një ide që qarkullon me këmbëngulje, por që nuk është e vërtetë.