Opozita: Mësuesit po kërcënohen me largim nga puna nëse nuk paraqiten në shkolla ditën e protestës, më 7 korrik

53
Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka publikuar mesazhin, që i ka dërguar një mësuese, ku thotë se janë urdhëruar që të shkojnë në punë më 7 korrik, dita e protestës së thirrur nga opozita. Deputeti deklaron se kryeministri Edi Rama ia ka idenë se si do të shkojë protesta ndaj po kërkon, që mësuesit të mos dalin në protestë. Publikimi i Boçit:  Tmerri që vjen nga protesta. Rama e di mire se ç’domethënë protesta e 7 korrikut. Tmerri e paniku ndaj saj është i prekshëm. Për ta penguar atë ai nuk përdor thjesht ndryshimin gënjeshtar ditor të çmimit të karburantit. Ai e di që joshja nuk mjafton. Ndaj është sulur me hordhinë e tij me bllokime e kërcënime. Këtë po bën me mësuesit. Megjithëse zyrtarisht ata janë me pushime urdhërohen nga drejtuesit të paraqiten me forcë në shkollë, kundër çdo ligji e kodi dhe sidomos të jenë prezent në datën 7 korrik. Lexoni mesazhin! Por e ka kot! Mësuesit e qytetarët në datën 7 do jenë në bulevard. Shqipëria në rrezik. Të gjithë bashkë do t’ia dalim. 7/7 ora 7, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”