Qeveria jep me PPP edhe Parkun e Drilonit, 420 mijë m2 falas për 30 vite

252
Sigal

Pas zaptimit të Butrintit, edhe Parku i Drilonit po grabitet me koncesion me të njëjtën skemë, por kësaj herë mban vulën e Arben Ahmetaj. Pasuria shtetërore ka në përbërje park ujor e pyjor, dy parkingje, objekte muze, ura druri dhe infrastrukturë të brendshme rrugore. Fondacioni do i përdor falas për 30 vite për të ndërtuar hotele, restorante dhe kazino në 42 hektarët e perlës turistike buzë liqenit të Pogradecit. Ja vendimi që çon në duart e oligarkëve pasurinë kombëtare

Përfitues i koncesionit që përfshin 420 mijë m2 pasuri shtetërore dhe ka në përbërje park ujor e pyjor, dy parkingje etj, është Fondacioni Shqiptaro- Amerikan që ka marrë edhe PPP-në e Butrintit për 10 vite dhe me të drejtë përsëritje kontrate për 30 vite mund të ndërtojë hotele, komplekse,  kazino e çdo lloj shërbimi

Më 22 qershor 2022, ditën që Edi Rama publikoi foto nga udhëtimi familjar privat drejt Francës, ka urdhëruar firmosjen e vendimit të qeverisë me objekt: “Miratimi në parim i Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, për projektin e zhvillimit të Eko-Turizmit në zonën e Drilonit në Pogradec”.

Sipas dokumenteve që po publikon rezulton se këtë skemë grabitjeje në formë PPP-je, të Parkut Turistik Drilon buzë liqenit të Ohrit, kryeministri Edi Rama e ka bërë bashkë me ministren Belinda Balluku qysh më 3 dhjetor 2020, me Vendim Nr. 2 të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Në mungesë e në emër të kryeministrit Edi Rama, vendimi është firmosur nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj, ndërsa përfitues i koncesionit është Fondacioni Shqiptaro- Amerikan që ka marrë edhe PPP-në e Butrintit për 10 vite dhe me të drejtë përsëritje kontrate për 30 vite.

Koncesioni i Drilonit, njohur si “Voloreka”, është me sipërfaqe 420 mijë m2 pasuri shtetërore dhe ka në përbërje park ujor e pyjor, dy parkingje, objekt muze, vilat e ish-diktatorit Enver Hoxha, ura druri, e infrastrukturë të brendshme rrugore, ambjente argëtimi e çlodhjeje.

Sipas informacionit nga Ministria e Ekonomi-Financave, që është propozuese e kësaj PPP-je, zona Park e Drilonit dhe gjatësia e bregut të tij liqenor deri në Tushemisht, do jepet falas e me afat 30 vite, ku Fondacioni Shqiptaro- Amerikan që e ka marrë, do ketë të drejtë të ndërtojë hotele, komplekse me kabina pushimi, restorante, kazino e çdo lloj shërbimi që ka një resort multi- funksional.

 

Fakti që propozimi është bërë gjoja nga ministrja e Ekonomi-Financave Delina Ibrahimaj dhe është firmosur nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj, mund të përdoret si justifikim nga kryeministri Edi Rama, i cili mund të dalë e të thotë: – “Nuk di gjë, kanë bërë pazar pas shpinës time”

Fakti që propozimi është bërë gjoja nga ministrja e Ekonomi-Financave Delina Ibrahimaj dhe është firmosur nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj, mund të përdoret si justifikim nga kryeministri Edi Rama, i cili mund dalë e të thotë: – “Nuk di gjë, kanë bërë pazar pas shpinës time”.

Por PPP-të e dhëna deri tani, kanë treguar se jo 42 hektarë perlë turistike e Drilonit buzë liqenit, por as 1 m2 gurore në malet e Mirditës apo Ersekës, nuk jepet pa dijeninë, pa pazaret dhe pa lejen e Edi Ramës./Pamfleti