Avionët si urbane/ Bie propaganda e linjës me kosto të ulët, “Wizz Air” vazhdon zhvatjen, qytetari paguan 80 € për “check in” në aeroport

239
Sigal

Denoncimet e shqiptarëve ndaj kompanisë Wizz Air nuk kanë të ndalur. Së fundmi një qytetar ka denoncuar në ojq zhvatjen më të fundit që kjo kompani i ka bërë. Sipas qytetarit para 1 muaji ai ka prerë biletën për të shkuar nga Tirana në Rimini bashkë me dy fëmijët minoren. Menjëherë pas prerjes së biletës e cila kushtoi rreth 90 euro ai ka tentuar të bëjë edhe “check in” online, por kompania Wizz Air i ka thënë se duhet bërë në aeroport ky “check in”.

Por në aeroport lind problemi pasi ditën e sotme qytetari ka patur fluturimin drejt Riminit. Sapo ka shkuar në aeroport në “check in” i kanë kërkuar 80 euro pasi sipas tyre kjo gjë duhet të ishte bërë online dhe jo në aeroport. Qytetari ka pyetur edhe punonjësen e “check in-it” në lidhje me këtë sorollatje dhe para të shpenzuara kot, por përgjigjia e saj ka qenë thjeshtë: Nuk di çfarë të them!