Gazeta Telegraf/ PDIU sulmon kryeministrin për rikthimin e importit të plehrave

418
Sigal

Gazeta Telegraf/

Parlamenti pritet të miratojë këtë të enjte ligjin që do
t’i hapë rrugën importimit të mbetjeve urbane. Vendimi ka marrë mjaft kritika
nga qytetarët, por dhe nga politikanë të ndryshëm. Zërave kundër i është
bashkuar dhe një zyrtare e PDIU-së. Albina Ferko Nanaj, këshilltare e partisë
çame në Bashkinë e Tiranës shprehet se, qeveria e majtë po bën ato që kishte
premtuar se nuk do t’i bënte. “Problemi më i madh me qeverinë nuk është se nuk
po bën ato që premtoi, por se po bën ato që premtoi se nuk do t’i bënte.
Absurde sigurisht! E kam fjalën për ndryshimet që do të lejojnë importimin e
plehrave. Shto këtu edhe propozimet e  Dhomës
së Tregtisë dhe Industrisë për legalizim të kanabisit dhe shtëpive publike dhe
ja ku u lulëzua Shqipëria. Shumë e thjeshtë! S’kuptoj çfarë kemi pritur. Ç’na
duhet turizmi e bujqësia. Investitorëve u fusim një dru dhe i kthejmë
mbrapsht”, shkruan këshilltarja e PDIU­së.