Frank Shkreli: Ç’bën Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Akademinë Ushtarake Amerikane, “West Point”,

1282
Sigal

 Frank Shkreli: Ç’bën Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Akademinë Ushtarake Amerikane, “West Point”, vendin e shenjtë të heronjve amerikanë ? A është ky një udhëheqës i cili frymëzon kadetët e Akademisë Ushtarake Amerikane dhe të cilëve siç duket iu imponua vizita pa ditur se kush po vinte ? A e dinin eprorët e Akademisë Amerikane se kohë më parë  Rama si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, flakte me përbuzje Flamurin amerikan nga tavolina, dhe së fundmi kërcënonte Perëndimin, pra Amerikën dhe Evropën, se Shqipëria kishte alternativa tjera përveç Perendimit ?

 

Ç’bën Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Akademinë Ushtarake Amerikane, “West Point”?      

  Nuk besoj se ambasada amerikane do të ketë dërguar ndonjë shkresë konfidenciale Akademisë West Point për t’i treguar se kush është Edi Rama, si dhe për qëndrimet dhe vlerat që ai ka mbrojtur gjatë viteve, por edhe kohët e fundit , vlera që nuk përputhen aspak me vlerat e Akademisë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara, udhëheqësve dhe as të kadetëve të saj, vlerat dhe qendrimet e tij, karshi Perëndimit, qeverisjes autoritare, shkeljes së demokracisë dhe lirisë së medias, e tjera, veçanërisht qëndrimit të tij ndaj ish-regjimit komunist në Shqipëri dhe të “mirave të atij sistemi”, për të cilat janë prononcuar edhe bashkëpuntorë të tij. 

 

Misioni i Akademisë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara në West Point është, “për të edukuar, trajnuar dhe për të frymëzuar Korpuset e Kadetëve, ashtu që secili kadet i diplomuar që del prej aty është një lider, udhëheqës me karakter, i betuar ndaj vlerave: Detyrë, Nder, Atdhe dhe të gatshëm për një karrierë të shkëlqyeshme profesionale në shërbim të Kombit, si oficerë të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

Ai e dinin eprorët e Akademisë Amerikane se ishte një kohë që Edi Rama si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, flakte me përbuzje Flamurin amerikan nga tavolina?

The U.S. Military Academy at West Point’s mission is “to educate, train, and inspire the Corps of Cadets so that each graduate is a commissioned leader of character committed to the values of Duty, Honor, Country and prepared for a career of professional excellence and service to the Nation as an officer in the United States Army”. Zakonisht, Akademia Ushtarake në West Point, vizitohet nga Presidentë të Shteteve të Bashkuara, por jo për qëllime politike dhe partiake,  pasi ushtria amerikane është mbi kësisoj lojërash të flliqta të politikës së brendshme ose të jashtme dhe përpiqet që kurrë të mos bie pre e manipuluesve, që përpiqen ta përdorin ushtrinë për qëllimet e tyre të shëmtuara, personale dhe të përkohshme politike.  Ka edhe të tjerë udhëheqës, sidomos ushtarakë amerikanë, që vizitojnë dhe mbajnë fjalime me rastin e diplomimit të kadetëve, siç ishte rasti  këtë vit, kur atyre u foli Sekretari aktual i Mbrojtjes, Z. Lloyd J. Austin III, pikërisht për të frymëzuar kadetët e rinj të sapo diplomuar amerikanë, në detyrën e tyre të re, në shërbim të Atdheut, me nder dhe karakter.

Në West Point ka edhe një numër të kufizuar, rreth 20 gjithsej, kadetësh nga vende të huaja, aleate të Amerikës. Shyqyr që Kryeministri Rama zbuloi më në fund se aty ka dhe ka pasur shqiptarë nga Shqipëria dhe nga Kosova, të betuar ndaj vlerave: “Detyrë, Nder, Atdhe”.  Frank Shkreli/ Historike: Kadetët shqiptarë nga Kosova pranohen në Akademinë Ushtarake Amerikane, West Point | Gazeta Telegraf

Frank Shkreli: Një kadet nga Shqipëria pranohet në Akademinë e famshme Ushtarake Amerikane, West Point | Gazeta Telegraf

Kadetët amerikanë të West Pointit, por edhe ata pak që janë nga vende të huaja, përzgjidhen nga ndër më të mirët e të mirëve, ndër më të përgatiturit nga pikëpamja akademike, por edhe për nga karakteri e nderi për përgjegjësitë që ata marrin mbi vete, si oficerë të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara, ruajtës të lirive tona, mbrojtës të trashëgimisë sonë demokratike, por edhe si çlirimtarë dhe paqëruajtës në botë.

Duke marrë parasysh historinë që e dallon dhe reputacionin që gëzon, jo vetëm në Amerikë, por edhe anë e mbanë botës Akademia Ushtarake Amerikane në West Point, me të thënë të drejtën u habita dhe u shqetësova, si shtetas i këtij vendi, ku besojmë se ushtria dhe politika nuk përzihen, por edhe si një shqiptaro-amerikan që beson në disa vlera universal, që gjatë dekadave janë mbrojtur, pikërisht, nga udhëheqës ushtarakë amerikanë që kanë diplomuar në West Point, e që i ka njohur bota.  Janë të shumtë ata heronj amerikanë që janë diplomuar në West Point dhe të cilët e kanë dalluar veten gjatë historisë në luftërat e këtij vendi, duke filluar me Luftën e Parë Botërore dhe më vonë në Luftën e Dytë Botërore, dhe në qëndresën kundër komunizmit ndërkombëtar gjatë luftës së ftohtë, udhëheqës ushtarakë me famë botërore, siç ishin gjeneralët Eisenhower, Mac Arthur, Arnold, Clark, Patton, Stillwell, Wainwright, dhe të tjerë më vonë gjatë luftës në Vietnam e deri në kohët modern, siç është lufta në Kosovë, kur forcat e aleancës së NATO-s të udhëhequra nga Gjenerali Wesley Clark,  edhe ky i diplomuar në Akademinë Ushtarake West Point  sulmuan forcat terrroriste ushtarake dhe policore të Serbisë që për vite po kryenin një genocid të vërtetë kundër shqiptarëve të Kosovës të paparë në Evropë qysh prej Luftës së Dytë Botërore.

A e dinin zyrtarët e lartë të Akademisë në West Point se Kryeministri Rama kërcënonte Perëndimin, pra Amerikën dhe Evropën, se Shqipëria kishte alternativa tjera përveç Perendimit, nëqoftse ata nuk silleshin ndaj tij ashtu siç preferonte ai  me insinuatën se shtete autokrate si Turqia, Rusia, Kina e Serbia ishin gati të pranonjnë Shqipërinë në rrethin e tyre anti-demokratik e autoritar?

 

Për mua misioni dhe tradita e Akademisë Ushtarake në West Point, pasi edhe tani jetoj afër saj, si të thuash e kam në mëhallë, dhe kjo është arsyeja që u çudita kur lexova për vizitën e Kryeministrit Rama, një vizitë që m’u duk si e orkestruar aq mirë për qëllime propagandistike, pasi përmbajtje tjetër nuk kishte. Edhe arsyeja zyrtare që u dha për atë vizitë, nënshkrimi për binjakëzimin e dy akademive ushtarake, mund të bëhej shumë lehtë dhe duhej të bëhej midis Kryetarit të Akademisë Amerikane dhe Përfaqësuesit më të lartë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe jo duke sjellë nga Tirana, Kryeministrin për të ndërfutur politikën e flliqtë e konfliktuese të klasës politike shqiptare.  Ky nuk duhej të ishte protokolli  me këtë rast, por dikush e bëri këtë me qëllim për të ngritur personalitetin e Kryeministrit shqiptar para një audience, që siç duket nuk kishte haber se kush është Edi Rama, veçse Kryeministër i Shqipërisë.  Fatkeqësisht, kjo nuk është mënyra për të promovuar lidhjet e ngushta midis Kombit amerikan dhe Kombit shqiptar, popull me popull për të cilat kemi punuar me dekada, duke promovuar individë dhe politika të momentit për qëllime që ende mbeten të paqarta, siç janë të paqarta edhe se kush janë personat dhe qarqet që po veprojnë në këtë mënyrë. Shumë vija të kuqe diplomatike po shkelen dhe askush nuk shqetësohet!

 

A ishin të informuar zyrtarët e lartë amerikanë se jo më larg se këtë vit, Edi Rama, “antikomunisti” i viti 1990, tani Kryeministri Socialist (pasardhëse e Partisë Komuniste të Shqipërisë), para një viti ka deklaruar se ishte krenar me babain e tij komunist dhe se “komunizmi ishte në anën e duhur të historisë. Kryeministri Edi Rama ka deklarua se komunistët dhe komunizmi kanë qenë në anën e duhur të historisë!?

Mendimet dhe qëndrimet e mia për këtë klasë të dështuar politike shqiptare të këtyre 30 vjetëve janë të njohuar mirë. Në këtë klasë të dështuar politike shqiptare, të gjitha të ashtuquajtura parti politike, pozitë dhe “opozitë” bën pjesë edhe Kryeministri aktual i Shqipërisë, i cili vizitoi këtë javë një prej insitucioneve më të shenjta amerikane, Akademinë Ushtarake West Point.  As Z. Rama nuk dallon shumë nga të tjerët politikanë shqiptarë, por për të së vërtetës, ai i shpreh ndjenjat e tij dhe si i tillë ai mund të jetë edhe më i sinqertë, megjithëse nganjëherë hipokrit, bazuar në vetë deklarata e tij, sot komunist, nesër demokrat e pasnesër mbështetës dhe mik me udhëheqësit më autoritarë të globit. Nuk besoj se ambasada amerikane do të ketë dërguar ndonjë shkresë konfidenciale Akademisë West Point për t’i treguar se kush është Edi Rama, si dhe për qëndrimet dhe vlerat që ai ka mbrojtur gjatë viteve, por edhe kohët e fundit , vlera që nuk përputhen aspak me vlerat e Akademisë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara, udhëheqësve dhe as të kadetëve të saj, vlerat dhe qendrimet e tij karshi Perëndimit, qeverisjes autoritare, shkeljes së demokracisë dhe lirisë së medias, e tjera, veçanërisht qëndrimit të tij ndaj ish-regjimit komunist në Shqipëri dhe të “mirave të atij sistemi”, për të cilat janë prononcuar edhe bashkëpuntorë të tij.  A e dinin eprorët e Akademisë Amerikane se ishte një kohë që Edi Rama, si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, flakte me përbuzje Flamurin amerikan nga tavolina? A e dinin zyrtarët e lartë të Akademisë në West Point se Kryeministri Rama kërcënonte Perëndimin, pra Amerikën dhe Evropën, se Shqipëria kishte alternativa të tjera përveç Perendimit, në qoftë se ata nuk silleshin ndaj tij ashtu siç preferonte ai,  me insinuatën se shtete autokrate si Turqia, Rusia, Kina e Serbia ishin gati të pranonjnë Shqipërinë në rrethin e tyre anti-demokratik e autoritar?  A ishin të informuar zyrtarët e lartë amerikanë, se jo më larg se këtë vit, Edi Rama, “antikomunisti” i viti 1990, tani Kryeministri Socialist (pasardhëse e Partisë Komuniste të Shqipërisë), para një viti ka deklaruar se ishte krenar me babain e tij komunist dhe se “komunizmi ishte në anën e duhur të histories”. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se komunistët dhe komunizmi kanë qenë në anën e duhur të historisë!? | Gazeta Telegraf 

Niko Peleshi, Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë në rolin e turistit mbi Manhattan duke parë pikat kyçe tursitike, në kurrizë të taksapaguesve amerikanë.  “Ditë e shkëlqyer e festimit të 20-vjetorit të programit të partneritetit Shtetëror me New Jeresey”, thuhet në portalin e ambasadës amerikane në Tiranë.

 

A e dinin udhëheqësit e lartë ushtarakë amerikanë para se të finalizohej vizita e KM shqiptar në West Point, se Shqipëria, megjithëse vend anëtar i NATO-s dhe aspirant për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, ndryshe nga të gjitha vendet e tjera ish-komumiste, tani anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, Shqipëria me në krye Edi Ramën refuzon të distancohet nga e kaluara e tmershme komuniste në vendin e tij, madje edhe pas 30 vjet tranzicioni, Shqipëria ende nuk ka dënuar, zyrtarisht, krimet e komunizmit dhe refuzon të Frank Shkreli: Dy pyetje dhe një thirrje për Parlamentin e ri në Tiranë dhe për diplomatët perëndimorë atje… | Gazeta Telegraf ,

dhe refuzon të bashkëpunojë me Komisionin Ndërkombëtar për të Zhdukurit, ICMP për të zbuluar se ku janë hedhur eshtrat e viktimave të komunizmit në Shqipëri.

Frank Shkreli: Të zhdukurit e periudhës komuniste në Shqipëri kërkojnë drejtësi! | Gazeta Telegraf

A është ky një udhëheqës, i cili frymëzon kadetët e Akademisë Ushtarake Amerikane në West Point dhe të cilëve siç duket iu imponua vizita pa ditur se kush po vinte.  A po cilido qoftë nga politikanët shqiptarë të cilësdo parti, nuk meritojnë një trajtim të tillë, siç ishte ai i vizitës së Kryeministrit Rama në West Point. Për tu ftuar, sidomos në West Point, një udhëheqës i lartë i huaj, duhet të paktën të tregojë vullnet të mirë ndaj disa prej vlerave që përfaqëson Akademia Amerikane West Point dhe kadetët e saj.  Asnjë udhëheqës shqiptar, pozitë ose opozitë, nuk ndajnë vlerat e Akademisë West Point, as vlerat amerikane dhe si të tillë nuk meritojnë një vizitë të tillë dhe një trajtim të tillë në një vend të shenjtë të heronjve amerikanë. Se po të ishte ashtu, Shqipëria do ishte ndryshe sot, jo vendi më i korruptuar në Evropë, me një sistem të ashtuquajtur “demokratik”, jo funksional, një vend nga i cili për arsye të sjelljeve konfliktuale të politikanëve vendas, po zbrazet nga më të mirët e tij.  Hipokrizia ka arritur kulmin dhe shumë vija të kuqe po shkelen! Vizita ishte një fyerje e pa fytyrë ndaj bijve dhe bijave më të mirë të Kombit Amerikan dhe të vlerave për të cilat ata jetonin dhe luftonin. Ja edhe një tjetër akt po vihet në shtyllën e turpit.

 

 

Për tu ftuar, sidomos në West Point, një udhëheqës i lartë i huaj, duhet të pakën të tregohet vullnet mirë ndaj disa prej vlerave që përfaëqson Akademia Amerikane West Point dhe kadetët e saj.  Asnjë udhëheqës shqiptar  pozitë ose opozitë  nuk ndajnë vlerat e Akademisë West Point as vlerat amerikane dhe si të tillë nuk meritojnë një vizitë të tillë dhe një trajtim të tillë në një vend të shenjtë të heronjve amerikanë