“Fytyra e Ramës dhe e regjimit kriminal”, reagon Ilir Meta pas dhu.nimit të dy kushërinjve nga fisi Rraja: Drejtësia të veprojë

43
Sigal

Ilir Meta i ka bërë thirrje drejtësisë që të hetoj dhunimin e dy personave në Krujë nga fisi Rraja, për të çuar para drejtësisë autorët.  Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehet se dhuna ndaj qytetarëve është “fytyra e Edi Ramës dhe regjimit kriminal”.

“Fytyra e Ramës dhe e regjimit kriminal”, reagon Ilir Meta pas“Fytyra e Ramës dhe e regjimit kriminal”, reagon Ilir Meta pas

Reagimi i plotë:

Dhuna shokuese e Krujës kundër dy qytetarëve paqësorë ka emrin dhe fytyrën e Edi Ramës dhe regjimit kriminal që ai ka instaluar në çdo qelizë të shtetit dhe institucioneve të kapura.

Mosveprimi i Policisë të Shtetit dhe drejtësisë është kthyer në detyrim ndaj të fortëve të “Rilindjes”, që grabisin zgjedhjet për t’i zgjatur jetën një regjimi antiligjor dhe çnjerëzor që dhunon çdo ditë të drejtat dhe sigurinë e përditshme të të gjithë qytetarëve.

Hetimi i menjëhershëm i kësaj ngjarje tronditëse dhe vendosja përpara përgjegjësisë ligjore e autorëve të saj jashtë ndikimeve politike dhe presioneve të pushtetit është domosdoshmëri jetike për sigurinë e çdo qytetari!