Flutura Açka: Holandezin e kapin prej ‘leckash’ para kryeministrisë

200
Sigal

Flutura Açka

Deputete

Një incident ka ndodhur  në qendër të Tiranës, në momentet e pritjes nga Kryeministri Edi Rama të homologut të tij holandez Mark Rutte. Një qytetar holandez që ishte rastësisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u afrua për ta parë nga afër kryeministrin e vendit të tij, por oficerë të Policisë shqiptare që kishin rrethuar zonën, e shtynë dhe e flakën tutje “prej leckash”, do të thoshte dikush.Këtë incident e tregoi sot shkrimtarja dhe publicistja Flutura Açka për të përcjellë përshtypjen e hidhur që la Policia e Shtetit, edhe tek miku i saj holandez: “Ju keni polici fashiste. Ju keni shtet fashist”. Këto kishin qenë fjalët e vetme që nxori nga goja, i huaji, i tronditur. ka ardhur për vizitë Kryeministri i Holandës, Mark Rutte dhe sigurisht u bë një ceremoni. S’ka nevojë që të bëhet një kast me policë i atillë, se pse prej kujt ruhen këta njerëz?!Në Holandë, Rutte ecën me biçikletë rrugëve dhe s’e ngacmon kush. Po nejse. Një qytetar holandez m’u ankua mbrëmë se ishte afruar aty afër gazetarëve në mënyrë që të shohë kryeministrin e vet që paska ardhur në Shqipëri. Qytetarë holandez që u ndodh në Shqipëri. E kanë kapur për leckash, sa në një cep, në një cep, në mënyrë të dhunshme. Të dhunshme. Policia, përpara Kryeministrisë. Dhe në fund pastaj, kur e takova në mbrëmje, më tha: “Ju keni një polici fashiste. Ju keni një shtet fashist!” Kaq. Çfarë doni më shumë? Kush ia dha këtë frymë Policisë shqiptare?!Një njeri, një qytetar i zakonshëm, një i huaj që ka dëshirë të shohë kryeministrin e tij, kur andej e  thërrasin publikun të jetë i pranishëm, sepse s’mund të ketë kryeministër me kaq distancë me njerëzit. Vetëm këtu kryeministrat janë me antiplumb, me gjithfarë policie, me gjithfarë skafandrash. Ç’janë këta njerëz që distancohen nga publiku?