Samiti i NATO-s në Wells, Rama: Delegacioni shqiptar, rol të rëndësishëm

500
Sigal

Kryeministri i vendit Edi Rama, së bashku me delegacionin shqiptar është nisur drejt Brukselit, për në Samitin e NATO-s, në Wells. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Rama, me anë të një mesazhi në rrjetin social “Twitter”. Sipas kryeministrit Rama, theksoi se delegacioni shqiptar do të ketë një rol të rëndësishëm në këtë samit. “Për në Samitin e NATO-s në Wells ku delegacioni shqiptar ka një zë dhe një rol të rëndësishëm në axhendën e punës”,-citohet në mesazhin e Ramës, duke e shoqëruar me një foto ku pjesë e delegacionit janë Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Samiti i Wellsit, do të mbahet sot, ku do të diskutohen çështje që lidhen me bashkëpunimin me NATO-n si anëtare e saj, madje dhe mbi arkitekturën e sigurisë në vend dhe rajon.