Enon Karapici: Reforma gjysmake për qeverisjen vendore

240
Sigal

Një pjesë e mirë e problematikave që ka sot Durrësi vjen si pasojë e mosmarrjes se mendimit të qytetarëve per cështje qe ndikojne ne jetën e përditshme te qytetit. Në vitin 2015, Parlamenti Shqiptar aprovoi ligjin 139, “Për vetëqeverisjen në Republikën e Shqipërisë”, i cili do të plotësonte më tej reformën territoriale të nisur në vitin 2014. Për publikun e gjerë le të shpjegojmë, që ligji sikurse e tregon edhe në titullin e tij me termin “vetëqeverisje”, ka për qëllim ti japë mundësi njësive administrative, pra bashkive të qeverisen vetë. Pra me fjalë të tjera, të jenë më autonome në menaxhimin e punëve të tyre, më pranë problemeve të komunitetit që drejtojnë e për rrjedhojë më efiçiente. Ky është një kocept tërësisht europian. Në fakt ligji u hartua në përputhje të direktivave të BE-së e më konkretisht, si dosdoshmëri për implementimin e Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen, të Këshillit të Evropës, të cilën Shqipëria e ka nënshkruar që në vitin 1998. Mjafton kaq për të thënë, se ligji në vetvete është bashkëkohor, pasi ai ka qëllime demokratike si rritja transparencës në punët e qeverisjes vendore dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendmmarrjen vendore, sikurse theksohet në parimet evropiane të qeverisjes vendore.

Në fakt, vetë ligji përcakton se vendimmarrja në bashkitë e vendit duhet të kryhet në konsultim me publikun, por një procedure e tillë duhet të zhvillohet sipas Ligjit 136/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”. Nësë i referohemi ligjit për konsultimet publike, aty përcaktohet se fusha e tij (pra e ligjit) ka të bëjë vetëm me organizmat e qeverisjes lokale me funksione administrative. Por nga ana tjetër ligji për vetëqeverisjen vendore e përcakton qartë që kryetari i bashkisë ka kompetenca administrative, kurse komptencat vendimmarrëse i ka Këshilli Bashkiak. Me fjalë të tjera këtu kemi të bëjmë me një lojë ping-pongu ligjor, ku del qartë që Këshilli Bashkiak si organ vendimmarrës nuk përfshihet në fushën e ligjit për konsultimet publike. Pra Këshilli Bashkiak mund të marrë çdo vendim që ka në interes të tij, pa u konsultuar fare me publikun. A thua të jetë një mangësi e ligj shkruasit kjo? Nga ana tjetër, ligji për vetëqeverisjen pëcakton që konsultimi për vendimmarrjen e këshillave bashkiak është I detyrueshëm për: taksat lokale, emërimin e sekretareve (a thua se sekretaret kanë ndonjë rëndësi të veçantë në hierarkinë e KB), organizimin e komisioneve, auditin e brendshëm, buxhetin, tjetërsimin etj. Pra çdo vendimmarrje tjetër të rëndësishme të këshillit bashkiak mbetet me qëllim jashtë konsultimeve.

Nga ana tjetër, përsëri ligji u jep të drejtë qytetarëve, që nësë mblidhen deri në 1% të njësive mund të ndërmarrin inciativa për vetëqeverisjen. Edhe ky është një parim shumë demokratik dhe evropian, por ligji vetë përcakton që këto inciaitiva duhet të kryhen në përputhje me Rregulloret e Këshillit Bashkiak. Nga ana juridike, si është e mundur një e drejtë kaq e rëndësishme e qyetatëve duhet rregulluar nga rregullorja dhe jo nga ligji ose të paktën nga një akt tjetër nënligjor? Megjithatë, pjesa më e madhe e Këshillave Bashkiak nuk e kanë pasur kohën të hartojnë një rregullore nga 2015 e deri më sot. Disa bashki si ajo e Vlorës dhe Elbasanit e kanë hartuar dhe miratuar këtë rregullore por aty nuk ka asgjë për iniciativat e qyetarëve. Edhe një loje tjetër ping-pongu ligjor ku humbet qytetari sigurisht. Lind pyetja po autonomia është rritur? Në fakt përsëri ligji I vetëqeverisjes përcakton se taksa e qarkullimit të automjeteve duhet ti kalojë automatikisht bashkive për menaxhim. Po kështu edhe 2% e taksave për të ardhurat personale. Por që të ndodhi kjo duhet bërë ndryshimi i ligjit përkatës mbi të ardhurat, e deri më tani ky ndryshim nuk është bërë. Sigurisht edhe taksa e qarkullimit vazhdon të mblidhet nga qeveria dhe bashkitë vazhdojnë vetëm të kenë një ligj për vetëqeverisjen, sepse vetëqeverisje nuk kanë as bashkitë dhe as qytetarët. Prandaj ka ardhur momenti qe cdokush para se vendosë për ndonje projekt, plan ose punë publike ne ndikim ne jetë e qytetit të marre mendimin e durrsakeve, pasi Durrësi meriton më shumë.