Kodi i Familjes/ Këshilli ndërfetar kundër ‘Prindi 1 dhe Prindi 2’

175
Sigal

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë dërgon propozime në Kuvend për ndryshimet në Kodin e Familjes

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë një kërkesë për të marrë pjesë në seancat e Komisionit të Ligjeve ku do diskutohet për ndryshimet në Kodin e Familjes.

Përveç kërkesës për pjesmarrjë Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka depozituar edhe disa propozime në lidhje me ndryshimet në Kodin e Familjes për nenet 241, 242.Propozimet e KNFSH-së për nenin 241 janë që të rritet mosha e birësuesit, bazuar në Kodin Civil Italian, KNFSH-ja propozon që mosha aktuale që është 21 vjeç të rritet dhe të jetë 35 vjeç e sipër, vetëm në raste të rralla të jetë 30 vjeç e sipër. Ndërsa për nenin 242, propozimi i KNFSH-së është që i mituri mund të birësohet nga një person i vetëm ose nga persona që janë bashkëshortë ose bashkëjetues vetëm kur provohet se ai apo ata janë të lidhur në martesë apo bashkëjetesë sipas përcaktimeve të neneve 7 dhe 163 të këtij Kodi, dhe që kanë bashkëjetuar në mënyrë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme për të paktën 3 vjet.