Floida Kërpaçi : Dështimi përballë krizave prej qeverisjes së gabuar

78
Përfaqësuesja e LSI, Floida Kërpaci në një postim në rrjetin social facebook ka reaguar në kuadër të reflektimit mbi dështimet e njëpasnjëshme të qeverisë së Rilindjes duke iu referuar vecanërisht dy krizave kryesore që kanë prekur vendin si tërmeti i një viti më parë si edhe pandemia.
Ja postimi i plotë :
Dështimi përballë krizave si tërmeti apo pandemia kanë sjellë reflektim tek shumë qytetarë që takoj në Tiranë.
Shqipëria u tregua e dobët sepse qeverisja është e paaftë, e fokusuar te postimet në rrjete sociale dhe jo tek kujdesi ndaj njerëzve. Por, a duhet lejuar Shqipëria të dështojë vetëm sepse qeveria aktuale është e paaftë të drejtojë?
Kjo situatë duhet të na bëjë më të interesuar për cilësinë e përfaqësuesve që zgjedhim në drejtimin e punëve; për vetëdijësimin që duhet të kemi ndaj veprimeve të politikanëve tanë kundrejt shtetit dhe demokracisë; të kërkojmë vazhdimisht llogari se cfarë bëhet me taksat dhe pse ato nuk përdoren për ti ardhur në ndihmë qytetarëve kur ata më shumë kanë nevojë, por ndërkohë përfitues bëhen miqtë pranë qeverisë.
Kriza të tjera mund të jenë duke pritur tek dera dhe asnjë shqiptar sot nuk e ka luksin që në drejtimin e vendit të jenë sërish njerëzit e gabuar.