Flet Prof.Dr.Kastriot Islami: Shqipëria po shkërmoqet nga korrupsioni, perversiteti, mediokriteti dhe mbështetja e turpshme

320
Sigal

Flet Prof.Dr.Kastriot Islami: Shqipëria po shkërmoqet nga korrupsioni, perversiteti, mediokriteti dhe mbështetja e turpshme.Gjithçka është e qëllimshme, për të goditur identitetin shqiptar. Do ishte luks i madh të merreshim me “shkeljet kushtetuese”, kur vendit po i tronditen themelet dhe ekzistenca

Gazeta Telegraf

 A mendoni se përzgjedhja e emrave të kabinetit të ri qeveritar do sjellë ndryshime reale në politikën shqiptare? 

Ndryshimet s’kanë sjellë “asgjë e re”, veçse “riciklim” brenda të njejtës gropë septike. Thënë ndryshe: paaftësia, babëzia, hajdutllëku e klientelizmi kanë mbetur prezente tek kabineti Rama 3… Rama përmes këtyre ndryshimeve ju përforcon  profesionistëve të aftë, të rinjve të arsimuar brënda e jasht vendit dhe të gjithë atyre që kanë karakter të fortë apo janë të ndershëm, mesazhin e fuqimshëm: largohuni nga ky vend dhe emigroni sepse ky s’është vendi juaj…. Sepse ky vend është i destinuar të drejtohet nga injorantët, hajdutët, kriminelët, trafikantët, manekinët. Mbi të gjitha ky vend i “mesit të dheut” po shpopullohet nga shqiptarët që po emigrojnë masivisht për tu populluar gradualisht nga afganë, sirianë, bangladeshas, që fillimisht për ti joshur do të marrin trajtime luksoze si në asnjë vend tjetër të botës dhe si asnjëherë tjetër në historinë e valëve të emigrimit…

Ka diçka racionale në ndryshimet e prozuara nga Rama dhe të miratuara nga Asambleja Kombëtare?

Përgjigje: Realisht në ndryshimet e paraqitura s’ka asgjë racionale; të gjitha ato së bashku e vecas do ti cilësoja një kurth pervers dhe irracional, i ngritur nga një mëndje e sëmurë për të zhvendosur vëmëndjen e publikut nga “gropa septike” qeveritare apo nga hallet e problemet e përditshme të qytetarëve. Të gjithë këto ndryshime kanë një emërues të përbashkët: a) frikën e tmerrshme të hajdutit që ka grabitur pasuritë kombëtare e më pas ka rrëmbyer edhe mandatin e tretë duke blerë votat e kërcënuar zgjedhësit; dhe b) mediokritetin e servilizmin tipik për cdo anëtar të kësaj qeverie të vendosur nën hyqmin e një individi të frustruar, mediokër e manjak, që propaganda e neveritshme përpiqet ta paraqesë edhe demokrat edhe sulltan të madhërishëm, por edhe c) tmerrin pas largimit me helikoper me 169 milionë dollarë të vjedhura të ish-presidentit afgan Ashraf që dështoi në mbrojtjen e vendit të tij pasi ishin konsumuar mbi 2,3 trilion dollarë nga SHBA gjatë 30 vjetëve.

 

Sipas jush, si e shpjegoni faktin që në fjalën e tij, Rama në Ansamblenë Kombëtare nuk shpërfaqi asnjë platformë qeverisjeje po bëri vetëm retorikë? 

Nuk është më e panjohur dhe as e çuditshme për publikun se “zhgarravitësi” në krye të qeverisë preferon fasadën në çdo veprim të tij… Prandaj as që mund të mendohej që ai të shpaloste ndonjë platformë qeverisjeje, njëlloj siç nuk pati as platformë dhe as program elektoral por vecse mashtrime, batuta e gallatë në fushatë elektorale të 2021 e përmes së cilës ai u tall në mënyrë të turpshme e cinike  me shqiptarët … Ai u përpoq nga frustrimet e tij rinore, ti tregonte të gjithë shqiptarëve dhe botës mbarë vetëm se qeveria e tij do të kishte “më shumë gra e me më pak burra”; ky ishte meraku i tij kryesor…?! Dhe u mburr turpërisht se asnjë s’e dinte më parë që do të bëhej ministër dhe këtë gjë të gjthë e morën vesh nga televizori?! Një gafë, ofendim e “përdhunim” nga një ndivid ndaj personalitetit njerëzor; por që asnjë nga 12 marionetat e qeverisë së 12 matrioshkave ruse s’pati guximin të reagonte për të ruajtur sadopak nderin e nëpërkëmbur… ndonëse ndonjë mburret ne rrjetet sociale se “ka nxjerrë këmbën nga rrethi…”

S’mendoj aspak se gjithçka që po ndodh do të ishte e rastësishme. Të rastësishme po përpiqen ta paraqesin këtë goditje të identitetit shqiptar, ata që duan të mashtrojnë shqiptarët për t’u zhvendosur vëmendjen apo t’u hedhur hi syve

Po përse ndodh kjo?

Duket se të gjithë kanë lepurin në bark, sepse janë të pushtuar nga frika e hajdutit që ka vjedhur në bashkëpunim dhe këtë gjë ja dinë njëri tjetrit, dhe për më tepër Rama jua tund në cdo moment duke i kërcënuar me gjyqsorin që ka vendosur nën kontroll… Mbi të gjitha ata kanë frikën e madhe se mund të përsëritet rasti i Afganistanit, ku një pushtet i korruptuar e i degjernuar si ai rilindas u shkërmoq për pak orë dhe përfundoi me largimin me helikopter të liderit “hajdut” me thasët me 169 milion dollarë të grabitura sepse ushtria s’mbrojti dot vendin e u dorëzua brënda disa orësh. Të gjithë pa përjashtim,  pavarësisht se përpiqen të “përfitojnë cdo ditë nga katrahura që kanë krijuar” ndjejnë se mund ti vijë shumë shpejt fundi kësaj babëzie e maskarade, po ashtu si në Afganistan. Se kjo qeveri në dukje e fortë por në thelb prej letre mund të shkatërrohet e thërmohet brënda vetëm pak minutash e ndoshta edhe me shpejt nga pesha e rëndë e korrupsionit, perversitetit, mediokritetit, largimi masiv si dhe nga mbështetja e kontraverse që i bëhet rregjimit të dështuar të Tiranës… Të gjithë kanë shumë frikë se jo vetëm janë bashkëfajtorë ne vjedhjen e votave por e dinë shumë se janë bërë ministra pa asnjë meritë apo eksperiencë në poste drejtuese. Janë tmerrësisht të frikësuar dhe kanë dyshime të mëdha se edhe mbështejtja kontraverse që lideri ju fryn në vesh cdo minutë për ti qetësuar mund të rezultojë një fiasko si në Afganistan duke i ndjekur kudo hija e Ashrafit… E gjitha kjo i trondit e destabilizon të gjithë duke ia neveritur edhe “festën e fitores e të pagëzimit”… Sepse të gjithë pa përjashtim, pavarësisht se bëjnë sikur i servilosen e lëpihen “shefit” pervers e mediokër, në fund të fundit s’i besojnë aspak dhe përgatiten për rastin kur qeverisja do të të shkërmoqej për ta braktisur e fajësuar vetëm atë për gjithcka….

 Rama nuk pati as platformë dhe as program elektoral por veçse mashtrime, batuta e gallatë në fushatë elektorale të 2021 e përmes së cilës, ai u tall në mënyrë të turpshme e cinike  me shqiptarët

A mendoni se pas ardhjes së afganëve fshihen të tjera strategji për vendin tonë, pasi janë më shumë se “një rastësi” disa zhvillime, sikur shkatërrimi i arsimit, shëndetësisë, biznesit, trashëgimisë kulturore e historike …. 

S’mendoj aspak se gjithçka që po ndodh do të ishte e rastësishme… Të rastësishme po përpiqen ta paraqesin këtë goditje të identitetit shqiptar ata që duan të mashtrojnë shqiptarët për t’i zhvendosur vëmendjen apo t’u hedhur hi syve. Do të ishte minimalisht naïve për cilindo që ka dy pare mënd në kokë i cili mendon se e gjitha kjo është e rastësishme apo ka të bëjë vetëm me budallallëqet e marrëzitë e Ramës… Situata është shumë më e rëndë se kaq. Vëndi është në udhëkryq të rrezikshëm historik, madje nëse kjo gjëndje do vazhdojë edhe për pak kohë kështu, situata mund të bëhet e pakthyeshme… Të gjithë veprimet e Ramës, që rezulton së fundmi një “sekser” ordiner dhe i neveritshëm duke mbushur xhepat e ruajtur vetëm karriken e tij, tregojnë qartas se ai është i marrë peng dhe zbulojnë  dy tendenca: a) shqiptarët po detyrohen të largohen/emigrojnë duke e boshatisur gradualisht vendin dhe b) vendin e tyre po e zënë gradualisht sirianët, bangladeshasit, afganët… e tjerë… Shkatërrimi i arsimit, shëndetësisë, biznesit, trashëgimisë kulturore e historike, që ju më pyesni me të drejtë, janë pikërisht veprime të qeverisë Rama për të realizuar këtë synim. Të mençurit e shikojnë qartë këtë plan, servilët bëjnë sikur s’e shikojnë, kurse shumica vazhdon të nënshtrohet me symbyllur deri në momentin kur të hapë sytë nga tronditja që do të shkaktojë shkërmoqja e vëndit…

 

A mendoni se kemi shkelje të ligjit për faktin që kandidatët në zgjedhjet e 25 prillit që fituan me votë, nuk e morën mandatin e deputetit dhe u zëvendësuan në mënyrë abuzive me emra preferencialë? 

 

Kjo është pa dyshim shkelje shumë e rëndë kushtetuese por në krahasim me rrezikun që po i kanoset vëndit e shqiptarëve, kjo është minore… Kjo mund të diskutohej vetëm në “kushtet e një demokracie ekzistente por me probleme”, ndërkohë që vëndit po i rrezikohet identiteti shqiptar dhe ekzistenca… Do të ishte luks i madh të merreshim me “shkeljet kushtetuese” kur vendit po i tronditen themelet dhe ekzistenca… Jam i sigurtë se shumë njerëz do ta konsideronin “të nxituar” këtë përfundim, madje nuk do të vononin minjtë e rregjimit të Ramës dhe të medias së tij mjerane të hidheshin në sulm në portalet e rrjetet sociale, duke sharë, ofenduar e kërcënuar sepse kanë shumë frikë që po ju zbulohet më shpejt se cduhet plani i tyre makabër… Unë motivohem më shumë nga këto sjellje  të tyre sepse bindem dhe kuptoj se këto reagime më japin të drejtë për vërtetësinë e gjithckaje po ndodh…

Çfarë i mbetet të bëjë një qytetari të thjeshtë në këto kushte ku ekonomia familjare pothuaj nuk ekziston më? 

Është e vështirë që në këto kushte e rrethana t’u japësh leksione qytetarëve të thjeshtë, aq më tepër që në kushtet e pjesëmarrjes së tyre pothuajse masive në rrjetet sociale, të gjithë fasebuksat e cicërimsat, pa përjashtim, mendojnë se e zotërojnë të vërtetën absolute. Nuk kam asnjë sygjerim. Vetëm do tju thosha të mësojnë sa më shpejt kuptimin e termit “demokraci”, që do të thotë qeverisje e popullit. Thënë ndryshe, të gjithë qytetarët duhet të ndërgjegjësohen se mbrojtja e qeverisjes së tyre është vetëm në dorën e tyre dhe të askujt tjetër deri në momentin kur do të mund të flitet për ekzistencën, qoftë edhe në vlera shumë minimale, të demokracisë. Nëse dikush do të mendonte se populli ynë është “turmë”, gjë për të cilën jam kategorisht kundër, atëhere vëndi minimalisht duke pritur zgjidhjen nga lart apo nga jasht, do të ishte nën diktaturë të egër; ndryshe kjo do të thoshte se “turma” po drejtohet nga ujqit.

Do të ishte luks i madh të merreshim me “shkeljet kushtetuese”, kur vendit po i tronditen themelet dhe ekzistenca

A mendoni se qeveria ‘Rama3’ duhet të krijohej pa kryeministrin aktual, e perceptuar kjo si një mesazh për fillimin serioz të luftës kundër korrupsionit dhe zëvendësimit të shtyllave të turpit, të legjitimuar me zgjedhjet moniste të 25 prillit, me shtyllat e drejtësisë së munguar?

Ndonëse pyetja juaj është e goditur e serioze ajo më bën të qesh. Si mundet kryehajduti i të gjithë pushteteve të lejonte që kryepushteti, pra qeveria e ngjizur prej tij, të mos drejtohej prej tij…pra ai të mos vazhdonte të ishte në krye të bandës së hajdutëve…?!  Që ai të hiqte dorë nga drejtësia që pas shumë mundimësh e vuri nën kontroll të plotë… ?! Të mos drejtonte grupin parlamentar që e ngriti me mund e thonj vetë të përbërë nga oligarkë, hajdutë, kriminelë, trafikantë e marioneta mediokre…?! Ky do të ishte një paradoks i pamundur…Kjo mund të ndodhte vetëm nëse do të ishin shumë agresivë kundër kësaj sjellje autoritare e korruptive të Ramës dhe qeverisë së tij, partnerët e miqtë tanë ndërkombëtare gjë që s’po duket ende të ndodhë madje edhe pas katastrofës së Afganistanit dhe/ose shqiptarët do të ishin ngritur masivisht e pa mëdyshje shumë me herët për të hedhur në koshin e plehrave qeverisjen makabër që po sjell shkërmoqjen e vendit duke kërcënuar ekzistencën e identitetin e shqiptarisë, gjë që momentalisht ende s’e ndjej…