Bamir Topi: Kriza, përgjegjsi e politikave të PS –PD

443
Sigal

Ish-Presidenti Bamir Topi: Kryeministri Rama në një vend tjetër, s’do kishte shans…

 

Ish-Presidenti Bamir Topi ka bërë përgjegjëse totalisht politikën për situatën e rëndë, në të cilën ndodhet vendi. Ish-Presidenti Topi tha se dy partitë më përgjegjëse janë PS dhe PD. Ish-presidenti Topi: Në një vend tjetër nuk do të kishte shans që një kryeministër të mos ngopet. Këtu është cenuar në themel historia e demokracisë, asgjë nuk shkon mirë. Politika është përgjegjëse padyshim! Dhe politika nuk janë njerëzit, janë institucionet, ku të parat përgjegjëse janë partitë kryesore, PS e para, PD e dyta. PD, sepse gjithmonë instrumenti i kontrollit në mazhorancë është opozita. Rama është inekzistent në këtë periudhë”, tha Topi. Ndërsa i pyetur për zgjedhje të parakohshme, Bamir Topi hodhi dyshime nëse vetë opozita është vërtet gati për zgjedhje. Bamir Topi:Fakti që palët nuk janë në fushën e lojës, dikush ka zaptuar fushën, pasi parlamenti sot dominohet nga mazhoranca. A është opozita gati për zgjedhje të parakohshme? Çdo pyetje e bërë pas, e nxjerr të pasinqertë pyetjen që është bërë para. Raporti mes opozitës dhe qeverisë më duket një marrëdhënie në ajër, pasi kryeministri nuk ngopet, sepse kjo lloj sjellje e opozitës ka bërë që faktorët ndërkombëtarë, që nuk pranojë kurrsesi braktisjen e institucioneve, të mos e konsiderojnë më dhe i japin suport kryeministrit aktual. Në një vend tjetër nuk do të kishte shans që një kryeministër të mos ngopet. Këtu është cenuar në themel historia e demokracisë, asgjë nuk shkon mirë. Le të dalin njerëzit në protestë, se do jem një nga ato zëra që do i mbështes fort, por asnjë nuk del. Duhet të dalin njerëzit dhe opozita. Rasti i studentëve ishte për t’u marrë shembull, të gjithë politikanët e patën frikë.