Fatos Lubonja: Ambasadorët dhe qëndrat e votimit

274
Sigal

Analisti Fatos Lubonja tha dje se, vizita e ambasadorëve nëpër qendrat e votimit është diçka e turpshme, duke theksuar se kjo, nuk është aspak normale për asnjë vend në botë dhe shtoi se, përgjegjësi për këtë gjë, ka jo vetëm klasa politke, po edhe media që i ndjek nga pas këmba-këmbës. Lubonja theksoi se Shqipëria po trajtohej si fëmijët e vegjël, duke cekur faktin se kjo gjë nuk ndodh në asnjë vend të botës, madje as në Kosovë. Fatos Lubonja: “Kjo vajtja e ambasadorëve nëpër qendrat e votimit, është e turpshme. Na trajtojnë ende si ata fëmijët e vegjël. Diçka e tillë nuk ndodh në asnjë vend të botës, madje as në Kosovë. Atje nuk është parë ndonjëherë që ambasadorët të shkojnë në qendra votimi, të futen brenda. Për këtë, përgjegjësi kanë politikanët por edhe mediat që u shkojnë nga pas. Nuk e di pse ndodh kjo, mbase u pëlqen vaniteti, u pëlqen media, media ka adrenalinën e saj.”