Presidenti Meta vlerëson figurën e Spasses me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”

539
Sigal

Presidenti Meta ka akorduar, në simpoziumin e mbledhur për nder të Sterjo Spasses dhe në qytetin e Korçës që ai aq shumë e deshi, titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta

Shkrimtari i madh, Sterjo Spasse, me veprën e tij të jashtëzakonshme përbën një shembull ekstremisht të gjallë që i mëson sot politikës, politikanëve dhe shoqërisë se kufijtë nuk janë ndarje, por një mundësi për të ndërtuar një bashkëpunim shembullor nga pikëpamja njerëzore, intelektuale, kulturore dhe ekonomike.
Pata sot nderin që këtij intelektuali të shquar t’i akordoj, në simpoziumin e mbledhur për nder të tij dhe në qytetin e Korçës që ai aq shumë e deshi, titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.