Është investuar për të sulmuar listën e LSI, Kryemadhi: Lista jonë ka kaluar në proces vetting, në KQZ kaloi pa pikë ndryshimi

194
Sigal

Duke folur mbi listën e kandidatëve për deputëtë të LSI në 12 qarqet e vendit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se ajo ka kaluar në proces vettingu. Por sipas kryemadhit kundër listës së LSI ëshët investuar shumë në qarqe diplomatike për të sulmuar listën e LSI. Teksa theksoi se LSI ka listat më të pastra, një konfirmim i dhënë dhe nga KQZ që e kaloi pa asnjë ndryshim.

Pjesë nga fjalët e Monika Kryemadhit: 

Është investuar shumë, sidomos në qarqe diplomatike për të intimiduar dhe sulmuar listën e LSI, por për një gjë të jeni të bindur, që ajo është akoma më e rëndësishme dhe që dua të them është që lista e LSI është e pastë dhe e kristaltë dhe më e pastër se çdo listë tjetër. Ne kemi qenë të hapur për çdo propozim apo lloj subjekti që ka pasur një këndvështrim, deklarimi të tyre. Ka kaluar një proces vettingu.
Është e vetmja listë në KQZ që ka kaluar pa asnjë ndryshim pike e presje. Siç kanë të gjithë pasi i kanë marrë me short. Dy kandidatë janë në verifikim pasi kanë thyer vizën e punës kur kanë qenë a në Francë dhe kanë kërkuar azil politik dhe është kthyer dhe tjetri në Greqi. Por ata e kanë të deklaruar. Unë mendoj që duke u marrë me LSI kanë dashur më shumë për të larguar vëmendjen nga dështimet e tyre. Ne kemi qenë shumë fair.