Erion Veliaj pret kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi

127
Sigal

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti në takim kreun e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi. Ata diskutuan për bashkëpunime në projekte që i përkasin fushës së bujqësisë, si dhe për të mësuar nga eksperiencat e mira mes qyteteve. Veliaj i dhuroi Latifit “Kullën e Sahatit” të Tiranës. “Kur shikon një mik, një vëlla që po e bën mirë një punë mirë, duhet të mësojë prej tij. Kemi filluar me disa përpjekje shumë dinjitoze me vreshtarinë dhe përpunimin e rrushit, duke u kthyer në epiqendër të shumë produkteve të Kosovës – tregon se si një qytet mund të jetojë duke investuar te bujqësia. Dua shumë të mësojmë prej jush dhe besoj se disa arritje tuajat mund të bëhen edhe arritjet tona, sepse parimi është: Suksesi ynë është edhe i juaji dhe anasjelltas”, tha Veliaj.