Prof. Dr. Lush Susaj: Përmbytjet, pasoja dhe vepra të shëmtuara të hajdutërisë, të korrupsionit dhe të qeverisjes amorale e nepotike

233
Sigal

Prof. Dr. Lush SUSAJ, Universiteti Bujqësor i Tiranës

 Përmbytjet duhen parë dhe duhen konsideruar si pasoja dhe vepra të shëmtuara të hajdutërisë, të korrupsionit dhe të qeverisjeve amorale e nepotike

Përmbytjet, pasojë e vjedhjes dhe e korrupsionit me fondet e investimeve e subvencioneve

 Gazeta Telegraf

 Është bërë dukuri e përhershme, që sa herë bie shi, qoftë edhe “një kazan”, mijëra hektarë tokë bujqësore, por edhe qendra të banuara në shumë qarqe të Shqipërisë përmbyten. Është një fenomen, që sa më shumë vite shkojnë,  bëhet edhe më kërcënues për jetën dhe pasurinë e banorëve, ndërkohë, që qeveria rri e bën sehir, e në më të shumtën e rasteve, u çon të banorëve të përmbytur ndonjë çantë me disa kile oriz, sheqer e …kripë. Prof. Dr. Lush Susaj, një nga personalitetet e shkencës bujqësore të Shqipërisë, lektor në UBT-së, në intervistën për gazetën “Telegraf” thotë se situatë e përmbytjes do të zgjidhej vetëm me një minimum të vullnetit të qeveritarëve. Prof. Susaj argumenton, se jo vetëm që nuk u ndërtua askund, por në të gjitha ndërhyrjet janë shpërfillur dhe degjeneruar zgjidhjet integrale e mjedisore. HIporkrizia me investimet, është kaq e thellë dhe shkatërimtare për bujqësinë, ndërkohë që fermeri mbijeton i harruar dhe i graktisur totalisht nga qeveria. Prof. Susaj pohon se në përgjimet e Antimafies italiane, ka të vërteta, që lidhen me ngjerjet në Shqipëri, nëse marrim parasysh analizën e mënyrës së shkatërrimit të ekonomisë tonë, ndërkohë, që rrëshqitja në krahët e mafies të politikës është ngjarje e sigurtë.

Nuk u ndërtua askund dhe asgjë në shërbim të punësimit, as të zhvillimit të qëndrueshëm dhe as të traditës dhe identitetit tonë kombëtare. Përkundrazi, pothuajse në të gjitha ndërhyrjet janë shpërfillur dhe degjeneruar zgjidhjet e duhura integrale e mjedisore

 -Prof. Susaj, përse ndodhin përmbytje thuajse në çdo qytet të Shqipërisë, sa herë bie shi?

Në asnjë rast dhe rrethanë, përmbytjet në qytetet e Shqipërisë nuk mund të justifikohen e as të interpretohen si përmbytje e dëmtime të ndodhura për shkaqe natyrore, sikurse janë nga reshjet. Shkenca dhe teknologjia, si dhe praktikat aktuale të administrimit të territorit dhe të ujërave në vende të ndryshme të rajonit dhe Europës, sidomos në Hollandë, tregojnë se përmbytjet kanë zgjidhje edhe në rastet ekstreme të qyteteve dhe fshatrave të ndërtuara mbi territore nën nivelin e detit. Për fatin e mirë, të gjitha qytetet dhe fshatrat bregdetare dhe fushore të Shqipërisë janë ndërtuar në toka mbi nivelin e detit. Në këtë mënyrë, situata e përmbytjeve do të zgjidhej edhe me një minimum të ekzistencës së vullnetit dhe angazhimit të duhur politik e shtetëror në drejtim të stopimit sa më parë të vjedhjes së investimeve dhe projekteve të kullimit, të ujitjes, të sistemimeve dhe të ujësjellës kanalizimeve. Gjithnjë kemi shpresuar dhe shpresojmë që një ditë do të mund të ndalet historia e njohur e dosjeve fiktive, përmes të cilave janë vjedhur miljardat e donacioneve, kredive dhe investimeve që nuk arritën kurrë në destinacion e duhur. Në këtë mënyrë, banorët dhe qytetarët e Shkodres, të Fierit, të Fushë-Krujes, të Shijakut, të Lushnjes, etj, kan me bollëk demagogji dhe rafte të mbushura me dosje fiktive, ndërsa nuk kanë parë asnjëherë shtratin, as brigjet dhe as grykëderdhjen e Bunës, as tëVjosës, as të Ishmit, as të Shkumbinit, as të Matit, të pastruar, as të sistemuar dhe as të thelluar. Kjo na tregon për fatin dhe destinacionin e vërtetë të investimeve të këtyre 25 viteve në kullim, në ujsjellës kanalizime dhe në sistemime bujqësore. Përmbytjet duhen parë dhe duhen konsideruar si pasoja dhe vepra të shëmtuara të hajdutërisë, të korrupsionit dhe të qeverisjeve amorale e nepotike në vite.

Hipokrizia me investimet dhe projektet ka qënë dhe vazhdon që të jetë e thellë e me pasoja shkatërrimtare për bujqësinë dhe ekonominë në përgjithësi. Nga njëra anë ka aq shumë demagogji për projektet e adresuara në kullim dhe argjinatura, ndërsa nga ana tjetër këto investime janë bërë në mënyrë të fragmentuar e jofunksionale

Qeveria e Rilindjes në këto 8 vite qeverisje, propagandon investimet në infrastrukturë, madje duke e quajtur “Rilindja Urbane”. Ku shkojnë qindra milionë euro investime në infrastrukturë, derisa përmbyten rrugë kombëtare, sheshet, rrugët dhe banesat e qyteteve?

– Propaganda e këtyre viteve për mjedisin dhe për bujqësinë në terësi, me duket se ka për bazë një terminologji disi të huazuar nga Republika e Kinës, ku për hir të së vërtetës ka arritje të mëdha në drejtim të rifunksionalizimit të hapësirave urbane dhe të fshatrave bujqësore e turistike. Në themelin e veprimtarisë bujqësore e mjedisore të Kinës, di që qëndron zhvillimi i qëndrueshëm e mbi baza shkencore dhe ligjore. Për këtë arsye, arritjet e Kinës dhe të Japonisë, janë impresionuese e të shumëdëshiruara nga gjithkush. Por nga këto vende nuk morr kurrë ajo pjesa e duhur e modelit të zhvillimit shkencor, ligjor e të qëndrueshëm. Përkundrazi, u morën disa terma dhe ide sa për propagandë e që u përdorën aq shumë me 100 fshatrat, apo për rilindjen urbane, apo për rivitalizimin e mjediseve, ekosistemeve, etj. Realisht nuk është marrë asgjë nga ajo që i duhej vendit tonë e që do të mund të implementohej lehtë e mirë në kushtet e Shqipërisë. Për pasojë nuk u ndërtua askund dhe asgjë në shërbim të punësimit, as të zhvillimit të qëndrueshëm dhe as të traditës dhe identitetit tonë kombëtare. Përkundrazi, pothuajse në të gjitha ndërhyrjet janë shpërfillur dhe degjeneruar zgjidhjet e duhura integrale e mjedisore. Duket që janë mënjanuar dhe fshirë pa mëshirë elementë të rëndësishëm të historisë dhe të identitetit të qyteteve dhe fshatrave. Nuk është marrë fare në considerate as ndjeshmëria, as kontributi dhe as historia e jetuar nga tre breza shqiptarësh. Mjafton që të kujtohet ajo që është bërë me qendrën historike të Tiranës, ku nga punimet u përmbyten edhe një pjesë e mirë e ambjenteve dhe librave të Bibliotekës Kombëtare. Punët me turravrap e konspiracion e bëjnë kudo krismën dhe tymin e dukshëm të tyre, sikurse tek ish Kopshti Botanik, tek ish Kopshti Zologjik, tek ish Parku Rinia, edhe kur u tjetërsuan me dhunë ambjentet didaktike të Universiteit Bujqësor, edhe kur u ndërhy pa asnjë plan shkencor mbi aksin e autostradës Tiranë-Durrës, etj. Përmes sofizmave të pashëmbullt, shkatërrimi na është servirur si arritje e madhe, madje edhe në rastin e denatyrimit të qendrës së qytetit të Korçës me kullën si kunj e me betonimet pa kriter e që nuk shërbejnë për asgjë të mirë. Kjo batërdi nuk ka asgjë të përbashkët me filozofinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe as me interesat dhe cilësinë e jetes së banorëve të fshatrave dhe qyteteve të Shqipërisë. Në vitin 2018, jam interesuar për të mësuar më shumë për mënyrën se si ndërtohen dhe se si funksionojnë100 apo 1000 fshatrat turistik në Kinë, dhe jam mrekulluar për mënyrën se si ata i programojnë dhe i ndërtojnë ato me transparencë, me lule, me gjelbërim dhe me ferma bujqësore të prodhimit organik. Atje ndërtohet dhe punohet, duke ruajtur me fanatizëm trashëgiminë dhe ekuilibrat e mjedisit. Ndërsa në Shqipëri është punuar dhe ndërtuar për interesa të ngushta dhe me urdhëra e vendime të një gjysëm partie.

Përmes sofizmave të pashëmbullt, shkatërrimi na është servirur si arritje e madhe, madje edhe në rastin e denatyrimit të qendrës së qytetit të Korçës me kullën si kunj e me betonimet pa kriter e që nuk shërbejnë për asgjë të mirë

– A mendoni se bëhen investime në bujqësi të tilla që të përballojnë përmbytje, por edhe thatësirën?

– Unë gjykoj që deri më sot nuk ka patur të tilla investime. Hipokrizia me investimet dhe projektet ka qënë dhe vazhdon që të jetë e thellë e me pasoja shkatërrimtare për bujqësinë dhe ekonominë në përgjithësi. Nga njëra anë ka aq shumë demagogji për projektet e adresuara në kullim dhe argjinatura, ndërsa nga ana tjetër këto investime janë bërë në mënyrë të fragmentuar e jofunksionale. Një fjalë e urtë thotë “kështu i don mushka drutë”. Duke investuar në segmente të vogla, dihet që mund të abuzohet dhe të vidhet më shumë për faktin që punën e pakryer e mbulojnë menjëherë reshjet dhe prurjet e para të vjeshtës e të pranveres. Investimet fragmentare rezultojnë me zero efektivitet, përkundrejt nevojave dhe mundësive për të punuar me projekte të plota dhe integrale në ujmbledhësa dhe në sistemet e kanaleve që e qarkullojnë ujin nga lartësitë deri në detë. Nëse gabimet dhe abuzimet në mjekësi i mbulon toka, gabimet dhe korrupsionin në kullim dhe argjinatura i zbulon pamja e tokës së mbuluar me ujë, përmbytja. Kurse demagogjia me thatësirën dhe ujitjen është një rrenë edhe më e madhe. Nga njëra anë, çdo vit janë bërë e vazhdojnë që të bëhën raportime për hapje kanalesh ujitëse, levrohen aq shumë fonde, zhvillohen aq shumë takime e strategji të shkruara pa dalë asnjë ditë në terren, ndërsa nga ana tjetër, uji nuk arriti kurrë në parcelen e fermerit. Pavarësisht nga propaganda, ka 25 vjet që nuk investohet në kanalet ujitëse e për pasojë sipërfaqja e ujitshme, krahasuar me vitin 1990, është 5 herë më e vogël. Familjet fermere nuk duan dhe nuk konsumojnë dosje fiktive, as demagogji e as strategji shoqatash politike. Fermeri shqiptar meriton dhe kerkon ujin në krye të parcelës, është një premtim që nuk është mbajtur kurrë.

Sa pranë fermerit është politika qeverisëse, për të nxitur prodhimet bujqësore?

– Politika aktuale, pavarësisht nga demagogjia që po bëhet mbi naftën pa akcizë dhe për subvencionet e tjera mikroskopike, realisht e ka braktisur e harruar bujqësinë. Është krijuar një kuptim shumë i gabuar për subvencionet në bujqësi, të cilat po trajtohen akoma si lëmoshë që fermeri duhet të marrë, pasi ai të aktivizojë niptin, të plotësojë edhe një dosje me deklaratën personale, me çertifikatën e tokës, me hartën e tokës, me kulturën bujqësore, etj. Sipas rregullit actual, fermeri duhet ta paraqesë dosjen e tij në drejtorinë e bujqësisë, e cila e shqyrton dhe më pas ja kalon AZHBR për verifikim. Nëse AZHBR e jep “PO”-në, kompania që ka fituar tenderin e shpërndarjes së naftës, i jep fermerit një kartë me të cilën mund të tërheq naftën nga pikat me të cilat kompania ka marrëveshje. Në këtë mënyrë për 50 -100 litra naftë pa akcizë, fermerët duhet të bëjnë një barrë me letra dhe dosje që duhet të kalojnë në tre nivele verifikimi dhe pranimi. Madje, nëse fermeri ka marrë tokë me qera, kërkohet edhe një deklaratë noteriale që kushton jo më pak se 6000 lekë të reja, shoqëruar edhe me taksën e qerasë. E gjithë kjo ecejake, merzitje e shpenzime të panevojshme për çertifikata, për hartat, për deklaratat noteriale, për strukturat varietore, për NIPT-in, etj, janë një stres që ju shkaktohet kot së koti e pa asnjë arsye. Në këtë mënyrë fermerëve ju nxihet jeta me dosje e shkresa për maksimumi 100 litra naftë pa akcizë, kur nafta në Mal të Zi, në Kosovë, etj, është vetëm 0,9 euro. Fermeri në Kosovë nuk e ka gjithë këtë barrë edhe pse në Kosovë pagesat levrohen shpejt, janë rreth tre herë më të larta se në Shqipëri dhe subvencionohen 26 kultura bujqësore. Për ta kuptuar më mirë atë  që po ndodh, po sjell një shembull konkret. Në Shqipëri, për 1 ha mollë, pasi të plotësohet dosja e më pas të marrë fund edhe verifikimi në terren, fermeri do të shkojë që të marrë kartën për të tërhequr rreth 106 litra naftë/vit. Ndërsa në Kosovë nafta është 100 % pa akcizë dhe fermeri merr në mënyrë të drejtpërdrejtë e të shpejtë 400 euro/ha subvencion. Ndryshimi është si nata me ditën, përpasojë edhe të ardhurat nga prodhimi dhe shitja janë të ndryshme. Problemi tjetër është se punimi i tokës midis rreshtave, krasitja dhe spërkatja dimërore bëhën në shkurt, ndërsa nafta për këto lloj punimesh do të mund të merret vetëm pasi të shqyrtohen dosjet, mbase në maj-qershor. Unë dyshoj që pas zellit dhe mobilizimit për të folur kaq shumë për pikat mikroskopike të naftës dhe për një kompani që ka fituar tenderin, qëndron diçka tjetër. Uroj që të mos jetë vazhdimësia e mëparshme e demagogjisë për arritje të mdha në drejtim të punësimit dhe të reklamimit të nipteve të reja të fermerëve si arritje në hapjen e bizneseve të reja. Edhe për investimet në bujtina, në agroturizëm, etj, ka zëra që flasin për burokraci dhe korrupsion të madh, duke filluar që nga projektet që kushtojnë jo më pakë se 6000 euro, e që duhet të hartohen e të paguhen vetëm tek shokët e partisë, duke lenë pa punë e jashtë loje të specialistët e mirfilltë të fushave të turizmit dhe të prodhimit bujqësor e blegtoral në Tiranë e në rajonet e tjera të vendit. Për mendimin tim, aty ku ka korrupsion, burokraci dhe demagogji, nuk ka mbështetje as nxitje reale për fermerin as për prodhimin bujqësor. Duhet një vullnet i çartë politik për të bërë ndryshime rrënjësore në lidhje me qëndrimin real ndaj investimeve, teknologjive e standarteve.

Prof. Susaj, duke u njohur me zbardhen e përgjimeve të Antimafies italiane, që pohojnë bashkëpunimin e mafiozëve italianë me qeveritarët më të lartë shqiptarë, cilat janë perceptimet që mbeten tek ju, si intelektualë, tek qytetarët shqiptarë?

– Në analizën time me rezulton se kjo është vetëm maja e ajzbergut. Unë kam jetuar gjithnjë në Shqipëri dhe e njoh shumë mirë pamundësinë reale për t’u bërë miljarder në ekonomi dhe funksionarë i lartë shtetëror brenda natës edhe në kushtet kur je pa shkollë, pa edukim profesional dhe pa moral. Njerëzit kanë folur edhe në diktaturë me barcoleta dhe me ironi. Unë shoh dhe kuptoj se është shtuar shumë ironia dhe barcoletat edhe për kryeministrin tonë të njohur për ironi, aforizma dhe barcoleta pa fund. Në këtë kontekst, po ju sjell dy shembuj për të kuptuar mënyrën se si po flet populli përmes ironisë dhe barcoletave. Në kuadër të demagogjisë, kryeministri ynë ka përdorë një shprehje sipas të cilës: “nuk jemi të mirë, por më të mirë se ne nuk ka”. Ndërsa populli e ka përkthyer e përjetësuar në barcoletën e tijë sipas të cilës: “je i keq e më të keq se ty nuk ka”. Po kështu ndodhi edhe me thënien tjetër sipas të cilës: “përgjimeve pijini lëngun”. Ndërsa populli e kupton dhe duket që e ka përkthyer si një shprehje dhe premtim elektoral të drejtëpërdrejtë e që di të thotë se: “me mua do të pini lengun e varfërisë, të papunësisë, të korrupsionit, të kriminalitetit, të hajdutërisë dhe të përçarjes kombëtare”. Megjithatë unë nuk bëj pjesë tëk njerëzit që besojnë verbërishtë në përgjime, përkundrejt faktit që besoj që ku ka tym ka zjarrë. Analiza racionale e mënyrës së shkatërrimit të ekonomisë dhe të shtetit shqiptarë, me bën të mendoj se në ato përgjime dhe në të gjitha përgjimët e bëra nga institucionet ligjzbatuese ka të verteta të rendësishme të cilat duhet të hetohen e të gjykohen nga institucionet dhe drejtësia e pavarur.

Situata e përmbytjeve do të zgjidhej edhe me një minimum të ekzistencës së vullnetit dhe angazhimit të duhur politik e shtetëror në drejtim të stopimit sa më parë të vjedhjes së investimeve dhe projekteve të kullimit, të ujitjes

-A duhet të presim SPAK-un, apo Gjyqësorin të na bindin sa të vërteta janë këto audiopërgjime? 

– Unë bëj pjesë tek ata njerëz që e neverisin mënyrën marksiste e të dhunshme të marrjes së pushtetit dhe të qeverisjes militanteske. Dhurata më e madhe për të korruptuarit, për mafien dhe për hajdutët e të gjitha ngjyrave në Shqipëri do të ishte konflikti social dhe mungesa e besimit të mirfilltë të popullit tek institucionet e drejtësisë së pavarur. Unë besoj në filozofinë e Kantit dhe në normat e shoqërive demokratike. Në këtë mënyrë, mendoj se duhet të kemi besim të plotë që drejtësia italiane dhe shqiptare do të bashkëpunojnë dhe ta thonë shumë shpejt fjalën e tyre. Ndërsa shqiptarët dhe bota demokratike do të kenë të gjithë mundësinë që të shohin e të mësojmë se nga kush jemi qeverisur e sa “mirë” jemi qeverisur. Zoti e ka dashur e mbrojtur gjithmonë Sqipërinë, at Zef Pllumi thoshte “Zoti nuk na ka lëshuar doret”

Analiza racionale e mënyrës së shkatërrimit të ekonomisë dhe të shtetit shqiptarë, me bën të mendoj se në ato përgjime dhe në të gjitha përgjimët e bëra nga institucionet ligjzbatuese ka të verteta të rendësishme të cilat duhet të hetohen e të gjykohen nga institucionet dhe drejtësia e pavarur

 Apo të gjithë jemi dëshimtarë të pastrimit të parave në Shqipëri, por ne nuk flasim dot se nuk kemi prova, nuk kemi fuqi të reagojmë, apo nuk jemi të interesuar të luftojmë kundër tyre? 

– Në vitet 1991-1992, në bisedat dhe në mjediset tona shoqërore qarkullonte frika se mos një ditë ekonomia jonë do të binte në krahët e mafies së trojeve, mafies së projekteve, mafies së pasurive natyrore, mafies së kapjes së institucioneve, etj, e që për fatin e keq Shqipëria nuk kishte dhe nuk ka kapacitete për t’u përballë sikurse është përballur Italia, Greqia, Anglia, por edhe Kroacia e Mali i Zi. Për fatin tonë të keq, ajo që diskutonim tashmë ka ndodhur dhe rrëshqitja në krahët e mafies ordinere e politike duhet të konsiderohet si ngjarje e sigurtë. Ama ka edhe një të mirë që lidhet me ndërhyrjen dhe me vendosmërinë dragoniane të BE dhe SHBA për të funksionalizuar sistemin e drejtësisë e për ta shpetuar edhe njëherë Shqipërinë nga pjella e sajë e keqe. Në këtë mënyrë, sikurse ka ndodhur edhe herë të tjera në historinë tonë shekullore, ndodhi përsëri që të gjendemi të pafuqishëm e të pamundur për t’u përballur me korrupsionin, krimin dhe mafien ordinere e politike që kemi toleruar e rritur me heshtjen dhe mosreagimin tonë të gjatë. Edhe këtë herë Shqipërinë dhe popullin e saj të vjedhur e të dhunuar po e shpëton vetëm prezenca dhe anagazhimi i vendosur i strukturave politike dhe ligjzbatuese të BE, të SHBA dhe të vendeve të tjera partnere të Shqipërisë. Falë kësaj ndërhyrje e mbështetje hyjnore, Shqipëria do të jetë qendrestare dhe fitimtare e sigurtë ndaj mafies ordinere e politike që ka shkatërruar ekonominë dhe strukturat tona shoqërore dhe demografike.

– Faleminderit!