Berisha mbështet hapjen e dosjeve: Lustracion të plotë, jo ndryshim nenesh dhe gjueti shtrigash për të goditur kundërshtarët politikë

57
Sigal

Sali Berisha i cilësoi si gjueti shtrigash, ndryshimet ligjore që Partia Socialiste po propozon për dekomunistizimin dhe hapjen e dosjeve.

Ish-kryeministri u shpreh se Edi Rama po përdor mekanizma ligjore për goditur kundërshtarët e tij politik. Ai thekosi se Partia Demokratike ka qenë dhe është pro lustracionit të plotë, por nuk mbështet gjuetinë e shtrigave të Edi Ramës me ndryshime nenesh.

Ai shtoi se gjatë dy ditëve të ardhshme PD do të çojë në Kuvend një projektligj për lustracion dhe hapje të plotë të dosjeve.

“Edi Rama po përdor mekanizma ligjor për të goditur kundërshtarët politik. Ju e keni të qartë si u rikthye çështja e dosjeve në një proces gjueti shtrigash ndaj një kundërshtari politik.

Ne kemi votuar dy herë në 96-ën dhe në 2008-ën ligjin për lustracionin.

Ky ligj jo vetëm që hapte dosjet për çdo funksionar që kërkonte post por i jepte të drejtë çdo qytetari për t’u njohur me dosjen e tij.

Një ligj tjetër, i dënimit të genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit, i jep të drejtën çdo shqiptari që të padisë në gjyq persekutorin e tij

Edi Rama e paditi ligjin dhe e bllokoi në Gjykatën Kushtetuese. Partia Demokratike është kundër gjahut të shtrigave, por është pro lustracionit dhe dekomunistizimit.

Ne do të dërgojmë brenda dy ditëve në paralament ligjin e plotë të lustracionit dhe jo nene.

Kemi qenë dhe do jemi për lustracionin, por kurrë nuk jemi për gjah shtrigash për qëllime politike. Nuk jemi për kontrolle jashtë qëllimit”, tha Berisha.