Plagoset me thikë biznesmenia italiane në Kavajë, i dyshuar bashkëshorti shqiptar: Dërgoi njerëz të më rrihnin

227
Sigal

Një biznesmene me shtetësi italiane dhe pronare e një restoranti është plagosur me thikë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Kavajës.

Paraprakisht dyshohet se autori është bashkëshorti i biznesmenes. Dyshja kishin konflikte mes tyre dhe partneri i italianes ndodhej në masën ‘arrest shtëpie’.

Madje, ky i fundit, ka dyshuar se partnerja e tij i kishte dërguar njerëz që ta rrihnin.

Për këtë arsye, dyshja janë përleshur e më pas burri ka marrë thikën dhe ka plagosur të shoqen.

E plagosura është dërguar në spital, ndërsa autori është vënë në pranga.