E mitura denoncon 25-vjeçaren: Abuzoi seksualisht me mua dhe më detyroi të dhunoj veten

198
Sigal

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vorë, ku një vajzë e mitur, 16 vjeçe ka denoncuar një 25-vjeçare.

Vajza e mitur ka denoncuar se 25-vjeçarja ka abuzuar seksuaklisht me të dhe më tej e ka detyruar të dhunojë veten.

Kallëzimi është bërë nga vetë vajza, e cila në prani të psikologes dhe prindërve, ka treguar se dy muaj më parë, 25-vjeçarja e ka ftuar në shtëpinë e saj në Tiranë dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të.

Pas këtij raporti, e mitura është dhunuar sistematikisht nga ana psikologjike dhe është detyruar nga 25-vjeçarja të dhunojë veten.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim 25-vjeçaren dhe po punon për kapjen e saj.