Varfëria i ka marrë para qytetarët, ministrja Ibrahimaj jep 375 mln. lekë nga taksat për fushatë online për koncesionin e fiskalizimit

115
Sigal

Varfëria i ka marrë përpara shqiptarët, Delina Ibrahimaj do u japë 375 milion lekë nga taksat mediave të Rilindjes për propagandë!

Qeveria bën propagandë për kursimin e energjisë elektrike, parim i pavlefshëm për qeverinë që shpenzon lumë taksat tona për një fushatë mediatike për ndryshimet ligjore në fushën fiskale.

Raportet e huaja tregojnë qartë se varfëria është ulur këmbëkryq te qytetarët. Pas një historie traumash nga osmanët, luftërat paraballkanike, komunizmi, lufta civile në 1997, emigracioni masiv, spastrim, shqiptarët e dëshpëruar paguajnë nga 5mijë deri në 15 mijë £ për të udhëtuar me furgonat e trafikantëve, po shtyhen të rrezikojnë jetën e tyre duke kaluar me gomone për të ikur nga varfëria në rritje, korrupsioni, për të ndihmuar familjet edhe të t’i blejnë ilaçet.
Në prokurimet publike të parashikuara të ministrive të vendit, në mes të krizës ekonomike, Delina Ibrahmiaj ministrja e Financave dhe Ekonomisë ka zhvilluar një tender “qejfi”.
Cilësohet i tillë në një periudhë ku qeveria bën propagandë për kursimin e energjisë elektrike, parim i pavlefshëm për qeverinë që shpenzon lumë taksat tona.
Bëhet fjalë për një tender të hapur në fund të shtatorit nga MFE për një fushatë mediatike për ndryshimet ligjore në fushën fiskale.
Tenderi përfshin të kthyerit të mediave qeveritare në zëdhënës të Brahimajt për ndryshimet e reja në fushën fiskale, raportimin e videove, lajmeve të fjalës së ministres kundrejt një shumë marramendëse të taksave tona.
Një shërbim i tillë mund të realizohej fare mirë me anë të publikimit të informacionit të ndryshuar që synohet të transmetohet tek bizneset në faqen e uebit të ministrisë apo atyre të institucioneve në varësi. Rikujtojmë se qeveria ka dhënë me koncesion tek privati edhe shërbimin e certifikatës së fiskalizimit.