Lavdosh Ferruni: Tymi i zi i squfurit të TEC-it do shpopullojë Vlorën

145
Lavdosh Ferruni
Sigal

Mosrritja e çmimit të energjisë këtë dimër do i kushtojë shumë më shtrenjtë shqiptarëve

Vlonjatët në ditët në vazhdim, kur të shohin renë e zezë të tymit të zi, nga djegja e 600 ton naftë të rëndë në ditë dhe do ndjejnë erën e padurueshmë të squfurit .Shumëkombëshet e naftës, , i janë kthyer ëndrrës së 20 viteve më parë, kur donin të sillnin në Gji të Vlorës terminalin gjigand të naftësjellësit AMBO

 Rritja e çmimit të energjisë vetëm deri në dhjetor është një lojë e rrezikshme. Në janar do t’i thuhet shqiptarëve se Qeveria ka menduar një zgjidhje “largpamëse”, qysh në 2020, me ndihmën edhe të ambasadores së SHBA, Znj. Kim. Ja ku kemi gati anijet (TECin e Bangladeshit), që do prodhojnë 114 Mwh, që luftuam dhe fituam, se donte ta rrëmbente Gjermania (çfarë mashtrimi!), do perifrazonte vehten e saj znj. Balluku. Dhe kollodokët e 19 supergjeneratorëve do tërbohen në janar, siç është lajmëruar duke çmendur Vlorën në qetësinë e dimrit, krahas lajmit melhem se fasha e rritjes së çmimit të energjisë u hoq. Qeveria do kujdeset që ditën e parë të inagurimit, ashtu si dhe me inceneratorin e Elbasanit që të dali tym i bardhë nga oxhakët e TEC-it të Bangladeshit. Vlonjatët në ditët në vazhdim, kur të shohin renë e zezë të tymit të zi, nga djegja e 600 ton naftë të rëndë në ditë  dhe kur të ndjejnë erën e padurueshmë të squfurit në gjithë Vlorën do kuptojnë e do ngrihen për të kundërshtuar. Qeveria do t’i kërcënojë ata dhe gjithë shqiptarët me ndërprerje të energjisë elektrike, nëse ndalon punën TEC-i i Bangladeshit. TEC-i i Bangladeshit është vetëm sebepi për t’u futur në Gji të Vlorës. Shumëkombëshet e naftës, si ExxonMobile, Excelerate etj, i janë kthyer ëndrrës së 20 viteve më parë, kur donin të sillnin në Gji të Vlorës terminalin gjigand të naftësjellësit AMBO, por tani, duke shfrytëzuar krizën energjitike globale për shkak edhe të luftës në Ukrainë, duke gjetur dhe një qeverisje komplet të papërgjegjshme në Shqipëri ja kanë dalë të avancojnë me marrëveshje këtë rradhë me terminal me gaz të lëngshëm. Ata duan të ngulen mirë në Vlorë edhe për shumë dekada të tjera, të ndërtojnë në Gji të Vlorës TEC-e të tjerë, të furnizojnë Ballkanin e Italinë me gaz të lëngshëm, ku Shqipëria është thjesht një humbëse e madhe, si rrjedhojë e ndotjes gjigande dhe shkatërrimit të industrisë së turizmit në Gji të Vlorës. Shqipëria mund ta shmangë me lehtësi këtë lloj agresioni të kompanive të naftës. I duhet të bëjë një angazhim serioz kursimi këtë dimër, duke pranuar rritjen e çmimit mbi 800 kwh në muaj gjatë gjithë muajve të dimrit, si do që të jetë moti, me rreshje, apo pa rreshje. Ky kursim natyrshëm do induktohet, edhe për arësye frike apo psikologjike edhe në familjet që normalisht  shpenzojnë më pak se fasha e caktuar. Ky kursim, që mund të shtohet edhe më shumë, kudo në vend për arësye edhe thjesht patriotike do ta nxirrte jashtë skeme TEC-in e Bangladeshit, pasi këto nevoja të reduktuara nga konsumi e bëjnë të pavlefshëm këtë TEC, që prodhon veç ndotjes së madhe dhe një kosto marramendëse prej rreth 750 milion EURO brenda 2 viteve të ardhshme. Me ardhjen e pranverës e në vijim pritet të ndodhë një rritje e fuqishme e kapaciteteve prej burimeve të rinovueshme të gjenerimit të energjisë elektrike, që llogaritet prej vetë Qeverisë, vetëm në 2 vitet e ardhshme afro 1000 Mw, që do të thotë 10 fish i TEC-it ndotës të Bangladeshit, dhe me çmim 4-5 herë më të lirë se ky TEC, nëse nuk do krijohen pengesa artificiale për aplikimin e energjisë së rinovueshme, si deri më tani. Me këto resurse të vëna në efiçencë Shqipëria plotëson të gjitha nevojat e veta dhe tepron edhe për eksport. Kjo është Shqipëria që duam dhe kështu e do edhe Europa, vend i parë në Europë me energji elektrike 100% nga burime të rinovueshme.