Elona Guri: Ja bilanci i dështimit dhe gënjeshtrave të kryeoligarkut

49
“Familjet që janë prekur nga tërmeti janë kthyer në shtëpi,” gënjen kryeoligarku.
Ja bilanci i dështimit dhe gënjeshtrave të kryeoligarkut:
▪️Nga 1036 banesa individuale të dëmtuara kanë perfunduar vetëm 15.
▪️Nga 30 pallate të shëmbura janë ndërtuar ZERO, pas afro një viti e gjysmë filluar vetëm 2.
▪️Nga 31 shkolla kanë filluar vetëm 10.
▪️8 mijë banorë vazhdojnë të jetojnë në çadra dhe kontenjerë.
▪️900 familje me banesa DS4 as nuk kanë marrë informacionin më minimal se çfarë do bëhet me ato.
▪️Zero punë për lagjen e re të premtuar në Spitallë.
▪️Të gjitha objektet që nuk përfundojnë dot përpara datës së zgjedhjeve janë lënë në harresë pasi nuk vlejnë sipas tij për vota.
Më shumë vizita në Durrës, fjalë, premtime, orë televizive për rindërtimin sesa punë.
Më 25 prill Durrësi do e shporrë kryeoligarkun dhe mashtruesin e madh pasi e braktisi, e zhvati dhe e mashtroi në ditët më të vështira.
Elona Guri
LSI Durrës
Sigal