“Pandemia në mëshirë të fatit!”, Vasili: 1150 testime në ditë vetëm për të fshehur të vërtetën

233
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar për situatën e kronavirusit në vend, dhe kryesisht për numrin e ulët të testimeve.
Duke iu referuar shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, Vasili thotë se ulja e testimeve, është fshehje e shifrave reale.

Sipas Vasilit, në një kohë që bota po përballet me rritjen e infektimeve për shkak të variantit Omicron, qeveria shqiptare ka zgjedhur t’i lërë qytetarët në mëshirë të fatit.

Postimi i plotë:

Pandemia ne meshire te fatit dhe te propagandes!

Sot ne Shqiperi jane bere vetem 1150 testime ne dite per Covid.

Kjo eshte papergjegjshmeri e rende.

Kjo eshte te fshehesh te verteten, te fshehesh realitetin.

Ne vend ti shumefishojne testimet sic situata e kerkon keta i pakesojne ne menyre skandaloze.

Ndjekja e situates kaq te veshtire me Covidin nuk ka feste sepse diskutohet jeta e njerezve.

Europa eshte ne alert per shkak te Omikronit dhe rastet jane shtuar ne menyre shume kritike.

Kjo do thote, qe qeveria i ka lene qytetaret totalisht ne meshire te fatit.

Kjo do te thote qe gjithshka qeveria flet eshte vetem propagande dhe nuk merr asnje pergjegjesi mbi vete.

Boll me me vjersha propagandistike bolshevike dhe suksese imagjinare se njerezit po sakatohen edhe nga ana shendetesore edhe nga ajo ekonomike.