Pse u vra nëna e katër fëmijëve nga burri? Zbardhet shkaku i krimit të rëndë

253
Sigal

Një tjetër grua u vra nga dora e bashkëshortit. Qemal Bici, i cili vrau të shoqen një ditë më parë në Librazhd, e akuzonte gruan se e tradhëtonte me drejtorin e shkollës në Dragostunjë. Dyshja kanë pasur edhe konflikte të mëparshme për të njëjtin shkak, por asnjëherë nuk i kishin ndjekur në rrugë ligjore. Bici pas sherreve me gruan, Lumturie Bici kishte arritur që të përzinte drejtorin e shkollës nga fshati Dragostunjë dhe ta dërgonte në një tjetër fshat. Pasi vrau me sopatë gruan, ai vari veten me litar.