Vlorë, asgjësohen 1345 rrënjë kanabis sativa

799
Policia e Vlorës, në kuadër të operacionit të koduar “Shkoza” ka bërë të mundur zbulimin dhe asgjësimin e 1345 rrënjëve bimë narkotike, të llojit kanabis.
Burime nga policia bëjnë të ditur se lënda narkotike ishte e mbjellë në 7 parcela në fshatin Shkozë dhe shkonte nga 15 deri 150 cm. Kanabisi ishte mbjellë përgjatë shtratit të lumit Vjosë. 
Blutë e qytetit bregdetar bënë të mundur asgjësimin e tyre menjëherë përmes djegies, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sigal